Poezi për G.-Sueton Zhugri
Çfarë paqeje e mbytshme, – the ti, – si ushkur rrobeje murgu
Heshtja ishte aq e nevojshme
sa kisha frikë të lëvizja
Deti ishte mbuluar me drita të zbehta
fletë të mardhura dhe lëndë amorfe
Sa e bukur është nata e lamtumirave
Nuk ka më kështu
apo ashtu, gjithçka mbaron,
ëndrrat me ruaza dantellash,
apokalipset e ndjenjave, eklipset e dhimbjeve.
Këtu jemi gurë që shtyhen nga vapa,
antiqenie, udhë të lashta, pluhur këmbësh,
harqe urash në zbehje.
Depot hapur janë dhe pushkë bredhin duarve
– më vrit dhe mua i paudhë, – hënë e mbushur me puçrra na thotë.
Bie shi i rrëmbyer perceptimi,
rrit kërpudha finlandeze plot ngjyra:
kantarelë diellorë, derrkucë të kuq, klarinetë të zinj.
Tatuazhet e reve na vishen befas,
dhe në ne,
si në klounë,
fytyrëqeshuria zvarritet.
Deti duket:
edhe i pafund, edhe derë qelie,
anagram që shpalos dhjetëra realitete njëherësh.
E ne jemi për ekstaza të lehta e dëshira të fundme, e dashur, nuk ka edhe mbarim edhe lumturi, nuk ka asgjë më pas, asgjë…
Po ti toleroje poetin, poeti është si një çilimi
me buzët ende ngjyer me qumësht.
Poeti është pasqyra ku si gur përplaset e njerëzimit, vetëdija.
14.09.2023
Ëndërr kartoni në çift a tek -Sueton Zhugri
Ëndërr kartoni në çift a tek -Sueton Zhugri Im gjysh me shaka thoshte: “I dinim ëndrrat