Ishte fillim vjeshtë kur iku nëna-Miranda Içi
Ishte fillim vjeshtë kur iku nëna
Përmbysen me zhurmë prej asaj dite,
gjithë enët e bakrit në kokën time.
Nëna iku.
Ikën me të, era e ftoit,
tava e sapodalë nga furra,
veza e skuqur me një pikë vaj.
Bukëvalja për ditëlindjen time në mars.
Nëna iku.
Mori me vete
Zhurmën e këpucëve të shkelura nëpër oborr.
Fjalët kur thërriste macen, si mblidhte pulat.
Gishtat e jeshilosura nga gjethet e domateve.
Xhepin e përparëses më çudibërës se shpella e Ali Babës.
Iku nëna ime, mori me vete
Këngën me dy rreshta të vetme,
që më këndonte.
“Dallëndyshe bishtgërshërë
Lum nëna që të ka bërë .”
Iku nëna.
Veshur me këpucë të reja
me xhaketën e mirë dhe fjalën mall.Më la dorën e lodhur me damarët blu,
të kërkoj dy karficat flokëve të saj.

GJURI I JANARIT-Arben Velo
GJURI I JANARIT-Arben Velo Gjuri i nënës sime,është janar,theu kockat,në oborrin ku rreh dielli.Nga flokët e