Tatëpjeta-Alain Bosquet
Sahati i sallonit i ka humbur akrepat e tij
dhe tri dritaret janë murosur tashmë.
Apartamenti ka ende erën
e poezive që digjen,
veç në mesnatë ai pret të vijnë ca lypës
t’u shpërndajë disa globe të botës,
kuti «tabako»-je dhe smokinge të ngrëna nga mola.
Ka veç një merak:
duhej të kishte mësuar sanskritishten.
Duke çaluar thotë:
“Gjunjtë e mi kanë mbetur atje në plazh”.
Ai vë në jetë teoritë e tij
për shpëtimin e planetit
dy ekuatorë të tjerë i duhen;
për sa i përket diellit
pse vallë të mos ketë formën e kubit?
Vaskën e banjos ai e mbush me verë të kuqe
sigurisht për t’u përgatitur për spektaklin e gjakut.
Nën kafkën e tij marrin jetë
projekte absurde
me shënime shumëngjyrëshe.
Përktheu: Luan Rama
Një javë e ngarkuar-Alain Bosquet
Një javë e ngarkuar-Alain Bosquet Çdo të hënë revoltohem: si mund të jesh një njeri