Muri i lotëve-Miranda Içi
Në daljen e metrosë,në pjesën jugperëndimore të qytetit ku jetoj,ngrihet i padukshëm “Muri i lotëve”.Aty ankohej sot në mëngjes një i pastrehë latinoamerikan:“Jeta zgjat më shumë se një makth”, më tha, kur i zgjata pesëdhjetë cantinë.“Lirë, shumë lirë shitet filozofia në metropol”, shtoi një poet.Çdo qytet në botë ka murin e vet të lotëve.Çdo tokë ka Jeruzalemin e vet.Çdo njeri mbart kryqin e vet rrugës për në Golgotë.Për në Golgotën time,kam hasur mure me emër,si “Muri madh kinez”, ai i Berlinit,Murin që lartohet për të ndarë meksikanët nga El Dorado e kohëve moderne.Muri me Rozafën flijuar për fjalën e dhënëMuri me këpucë grash, vrapuan të jenë Hirushe dhe u vranë pamëshirë nga dora e princërve të zinj.Kullën me 952 kafka shqiptarësh në Nish,Gurët e heposur nga dhimbja për djemtë pavarre në Kosovë.Mure me emra për mos u harruar.Mure ambasadash dhe ëndrrën për liri, prerë në mes.Mure telash me gjemba,kufij të rinj dhe të vjetër, me ushtarë tmerrësisht të trishtë.Mure me drita të kuqe, ku djegin krahët fluturat e natës.Mure xhelozie, lartuar për të ulur njeriun në gjunjë.Mure fjalësh, për të të helmuar qënien.Çdo vend ka murin e vet të lotëve.Lagur nga gjaku i djemve të flijuar të Abrahamëve.Ujitur nga lot të vërtetë dhimbjesh.Çdo kontinent ka Jeruzalemin e vet.Çdo popull ka Rripin e Gazës,ka Palestinën e vet.Botë me mure pafund.Unë shemb nga pak përditë, murin e madh brenda vetes.

Ikja-Miranda Içi
Ikja-Miranda Içi Unë var kryet , i mbështes mbi gjoks. Aty kanë heshtur mëritë e