Ikja-Miranda Içi

in Letërsi/Tharm by

Ikja-Miranda Içi

 

Unë var kryet , i mbështes mbi gjoks.
Aty kanë heshtur mëritë e vjetra.
Inatet patën mahisur fjalën dhe gjuhën e zu një ngërç shekullin e fundit.
Lajmësi tha se një hap më duhej për të kapërcyer brengën e gjakut të prishur.
Se ti më prisje në bregun matanë.
Paktin e paqes e hartuam dhe e grisëm.
Ushqyem me letrën e grirë copë e çikë
circe, sirena e fata kobsjellëse.

Vdekja u vuri pikë të pathënave tona të mëdha.

Gjak i gjakut tim
Plagë e plagës
Rrënjë e rrënjës
Të zbres nga kryqi kur bota fle dhe fshihem në gjoksin tënd të ngrohtë sa pendesa.
Faqet e tua kanë aromë qumështi.
Mëkoj me të ëndrrat e mia tokësore.

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top