Një kujtim – Wislawa Szymborska
Ne ishim duke biseduar,
papritmas u bëmë të pagojë.
Një vajzë u shfaq në tarracë,
ah, e bukur,
tepër e bukur për pushimin tonë paqësor.
Basia zhbiroi me panik burrin e saj. Krystyna instiktivisht vuri dorën në dorën e Zbyszek-ut.
Unë mendova: Do të të telefonoj,
Do të të them – mos eja ende,
pritet shi për disa ditë.
Vetëm Agnieszka, vejusha,
e mirëpriti bukuroshen me një buzëqeshje.
Përktheu: Arlinda Guma
Uji–Wislawa Szymborska
Uji–Wislawa Szymborska Një pikëz ujë ra mbi dorën time, nga Gangu dhe Nili, nga bryma që