TORTURA-Wislava Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

TORTURA-Wislava Szymborska

 

Asgjë s’ka ndryshuar.

Trupi vuan,

duhet të hajë, të marrë frymë dhe të flejë.

Nën lëkurën e hollë ka një rezervuar gjaku,

pastaj dhëmbë dhe thonj me shumicë,

eshtra të thyeshme, deje që shtriqen.

Të gjitha këto i merr parasysh tortura.

Asgjë s’ka ndryshuar.

Trupi dridhet siç është dridhur

para dhe pas themelimit të Romës,

në shekullin e njëzetë para dhe mbas Jezu Krishtit.

Tortura mbetet, veç toka është bërë kruspull.

Dhe gjithçka ndodh si në dhomën ngjitur.

Asgjë s’ka ndryshuar.

Vetëm se ka më shumë njerëz.

Gabimeve të vjetra u janë shtuar të rejat,

reale, të tërthorta, jetëshkurtra, pa vlerë,

por klithma që del nga trupi për t’i paguar

është përherë një klithmë pafajësie,

sipas masave dhe regjistrave të përjetshëm.

Asgjë s’ka ndryshuar.

Në mos po ca maniera, ceremoni, vallëzime.

Por duart që ngrihen për të mbrojtur kokën

bëjnë gjithmonë të njëjtin gjest.

Trupi përdridhet, fërgëllon, përpiqet,

rrëzohet i kositur apo përthyen gjunjët,

nxihet, enjtet, përjarget e përgjaket.

Asgjë s’ka ndryshuar.

Veç rrjedhës së lumenjve,

pyjeve, brigjeve, shkretëtirave dhe akullnajave.

Nëpër këto vise endet shpirti i gjorë,

zhduket, rikthehet, afrohet, largohet,

i huaj i vetvetes, përherë i pakapshëm,

herë i sigurt, herë i pasigurt për ekzistencën e tij,

teksa trupi s’bën tjetër përveçse ekziston

dhe s’ka ku të shkojë askund.

 

Përktheu: Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top