SHIU-Jorge Luis Borges

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

SHIU-Jorge Luis Borges

Papritmas pasditja u përndrit pa masë
Nga shiu që bie me përpikëri.
Bie apo ra. Shiu është një dukuri
Që veç në të shkuarën mundet të ngjasë.

Kujt e dëgjon të bjerë i është rikthyer
Koha kur i mbari fat e lumturoi
Dhe lulen e quajtur trëndafil i zbuloi
Tok me të kuqen e çuditshme e të përkryer.

Ky shi që dritaret verbon e terratis
Do këndellë në lagjet e periferisë
Vilet e zeza të një oborri tashmë

Të humbur përgjithnjë. Pasditja e mekur
Më sjell zërin, aq të dëshiruarin zë
Të tim eti që kthehet e që nuk ka vdekur.

Përktheu: Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Verbëri-Sueton Zhugri

Verbëri-Sueton Zhugri Sot i dhashë dorën një fëmije të verbër: Anna, lexova,
Go to Top