Poezi Vertikale-Roberto Juarroz
Poezi Vertikale-Roberto Juarroz
17
Duhet të biem dhe s’mund të zgjedhim ku.
Por ekziston një formë e erës mes flokëve,
një pushim i çastshëm i goditjes,
një kënd i krahut
që mund ta përthyejmë ndërsa biem.
Është thjesht caku i një shenje,
skaji i pamenduar i një mendimi.
Por mjafton për të shmangur thellësinë e cekët të disa duarve
dhe mjerinë mavi të një Zoti të shkretuar.
Bëhet fjalë që ta harkojmë pak më shumë presjen
e një teksti që s’mund ta korrigjojmë.
Përktheu: Erion Karabolli