Copëz-ZAN PERRION

in Letërsi/Tharm by

ZAN PERRION

“Të gjithë burrave u tërheq vëmendjen një femër e zjarrtë që hyn në një sallë. Por, kur në sallë hyn një femër e bukur, u tërheq vëmendjen të gjitha grave (dhe pak burrave). Gratë, në mënyrë të fshehtë, admirojnë femrat e bukura. Nuk ka admirues më të mëdhenj se gratë ndaj femrave të bukura. Gratë vishen, zbukurohen apo përdorin rroba të shtrenjta, vetëm për gratë e tjera… dhe rrallë herë për burrat. Burrat nuk kanë fare interes për dizenjon e këpucëve, për veshjen apo çantën e grave. As që i vënë re. Mjafton që ajo të vezullojë. Fustani dhe këpucët ndërrohen.
Femrat e zjarrta janë të kapshme, ndërsa të bukurat shumë rrallë. Pse ndodh kështu? Sepse femrat e zjarrta kuptohen lehtë prej burrave; janë si një entitet i njohur. Burrat dinë ç’të bëjnë me to, ose më saktë, çfarë do t’u pëlqente të bënin me to. Femrat e zjarrta kanë një anë ballore dhe një anë të pasme. Tek ato nuk ka kurrfarë misteri. Ndërsa gratë e bukura janë komplekse, të thella, kanë një hir plot ngjyra, që i turbullojnë shumicën e burrave dhe, për pasojë, ata nuk dinë ç’të bëjnë me ato. Kësisoj, gratë e bukura janë ëmbëlsisht të largëta apo të pakapshme.

Përktheu: Bajram Karabolli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top