Derek Walcott–Dashuri pas dashurie
Do të vijë koha
kur, me ngazëllim,
vetveten do të përshëndoshësh
kur ta shohësh në prag të portës sate, në pasqyrën tënde,
dhe secili do t’i urojë mirëseardhjen tjetrit me buzën në gaz,
dhe do t’i thotë: – Pa ulu pakëz. Ha diçka.
Do e duash përsëri të huajin që qe vetja jote.
Nxirri verë. Jepi bukë. Ktheja zemrën
vetes, këtij të huaji që të ka dashur
përgjatë gjithë jetës sate, që ti e ke shpërnjohur
për një tjetër, që të njeh në majë të gishtave.
Nxirri letrat e dashurisë prej raftit të librave,
fotografitë, shënimet plot dëshpërim,
zhvoshke imazhin tënd prej pasqyrës.
Ulu. Kremto jetën.
Përktheu: Redi Sheqeri
Françeska-Ezra Pound
Françeska-Ezra Pound Ti erdhe prej natës ku ishe kredhurDhe në duar mbaje lule,Tani do dalësh