Brodski-Claude Simon
Claude Simon ~~~ Lagjia Xherxhinski. Qyteti i Leningradit, rruga Vosstania, 36. Gjykatësi: Savelieva: 18 Shkurt, 1964. Gjykatësi: Çfarë profesioni keni? Brodski: Shkruaj poezi, bëj përkthime. Supozoj që… Gjykatësi: Mbaji për vete supozimet! Pa rri drejt! Drejt, thashë, mos u mbështet tek muri! Vështro gjykatësin! Përgjigju siç duhet në një gjyq. (Një ndihmësgjyqtari:) Ndalojeni saora të… … Keep Reading
Hematoma shpirti-Sueton Zhugri
Hematoma shpirti-Sueton Zhugri Është diçka prekëse, kur të shoh tek fle, zgjohesh, ujit sytë, prashit dhëmbët, ulesh, pret me thikë nje puthje, ha, pi nje gotë me yje, pastaj vishesh me vjeshtë dhe largohesh jashtë dere me aromën e vështrimit tënd të kaltër, nën dashurinë e syve të mi prej qeni… 1.12.2014 … Keep Reading
DY FJALË PËR SHPIRTIN-Wisława Szymborska
DY FJALË PËR SHPIRTIN-Wisława Szymborska Shpirtin e kemi me hope. Askush s’e ka pa pushim e përgjithmonë. Ditë pas dite, vit pas viti mund të shkojnë pa të. Kur e kur qëndron pak më gjatë në mahnitjet dhe frikërat e fëmijërisë. Kur e kur në çmeritjen e të plakurit. Rrallë ndodh të na ndihë… … Keep Reading
Nëse sëmundja mendore e Amerikës është megalomania, ajo e Kanadasë është skizofrenia paranojake/Një intervistë e shkrimtares Margaret Atwood
Të jesh e dashuruar me dikë është një përvojë që prish barrierat e egos. Pjesa pozitive e kësaj është një ndjenjë “vetëdijeje kozmike” dhe poli negativ është një ndjenjë e humbjes së vetes. Ti po humb atë çfarë je; ti po dorëzohesh – fortesa ka rënë. Por a është e mundur të kemi një shkëmbim… … Keep Reading
Aksinja Mihaylova – moderniteti i një poeteshe europiane
Fituese e dy çmimeve të mëdhenj poetikë në Francë, veç çmimit Kombëtar të Poezisë (2011) që ka marrë në Sofie, kjo poete mjaft e ndjerë dhe metaforike radhitet si një nga poetet më të mira të poezisë bashkëhore europiane. Luan Rama Aksinja Mihaylova është një nga poetet më të njohura të Bullgarisë dhe njëkohësisht përkthyese… … Keep Reading
PUNËT E MIA-Henri Michaux
PUNËT E MIA-Henri Michaux Rrallë më ndodh të shoh dikë e të mos e rrah. Të tjerëve u pëlqen monologu i brendshëm. Mua jo. Mua më pëlqen të grindem. Ka njerëz që ulen përballë meje në restorant dhe nuk thonë asgjë, rrinë njëfarë kohe, sepse kanë vendosur të hanë. Ja tek është njëri. E… … Keep Reading
SILVIA-Carlos Fuentes
CARLOS FUENTES E para dhe e fundit, thotë Gerard de Nerval te poezia e mrekullueshme «Artemisa»… «Et c’ést toujours la seule – ou c’ést le seul moment*»… Nëse gjithë femrat që kam dashur do të përmblidheshin në një të vetme, do t’i përfshinte të gjitha ajo, do të ishte ajo, e vetmja grua që kam… … Keep Reading
Gjysmat e së tërës-Sueton Zhugri
Gjysmat e së tërës-Sueton Zhugri Ajo e la buzëqeshjen përgjysmë atëherë kur dhe hëna nxori gjysmën e kokës së saj në diell. Mandej tha një gjysmë fjale në gjysmë errësirë me gjysmë zemre që tingëlloi; si gjysmë note dhe pikëlloi- si një gjysmë nate; Gjestet e saj të pambaruara u rrokullisën kalldrëmit të rrugicës… … Keep Reading
GJUMË-Marcel Proust
Marcel Proust Në kohën e asaj paraditeje, kujtimin e së cilës nuk di pse dua ta ngulit, isha i sëmurë, rrija zgjuar gjithë natën, shtrihesha në mëngjes dhe flija gjatë ditës. Por atëherë më ishte shumë pranë një kohë, që shpresoja të kthehej sërish e që sot më ngjan si e jetuar nga tjetërkush, kur… … Keep Reading
Faik bej Konica/Guillaume Apollinaire
Guillaume Apollinaire Ndër njerëzit që kam njohur, që më kujtohen me kënaqësi të madhe, Faik Konica është patjetër ndër më të veçantët. Ai lindi në Shqipëri, 40 vjet më parë, në një familje që e ka ruajtur besimin katolik. Ky shqiptar (Ce Chkipe), mësoi në Francë; rreth moshës 20-vjeçare pati një çast të bëhej fetar… … Keep Reading