TË SHKRUARIT-Charles Bukowski
Shpesh është
e vetmja gjë
mes teje
dhe pafundësisë.
Asnjë pije,
dashuri gruaje
a thesar
me të,
nuk mund të matet.
Asgjë
nuk mund
të të shpëtojë
përveçse
të shkruarit.
Muret,
ruan ai
prej shembjes,
turmat në mbyllje,
zmbraps errësirën.
Të shkruarit
është
psikiatri
më i fundit,
më i miri Zot
prej gjithë Zotave.
Të shkruarit
përndjek vdekjen.
Ai nuk njeh
kthim pas
dhe vetes,
në dhimbje
i ngërdheshet.
E fundmja pritshmëri,
më i fundit shpjegim,
ja çfarë është.
Përktheu: Eraldo Hatija

FRYMË-Mark Strand
FRYMË-Mark Strand Kur t’i shohësh, thuaju atyre që ende jam këtu,që me një këmbë mbahemteksa tjetra