Tag archive

Përktheu: Eraldo Hatija

FRYMË-Mark Strand

FRYMË-Mark Strand Kur t’i shohësh, thuaju atyre që ende jam këtu,që me një këmbë mbahemteksa tjetra ëndërron,që kjo është e vetmja rrugë, që gënjeshtrat që ua them atyrendryshojnënga gënjeshtrat që vetes i them,që duke qenë i pranishëmkëtu dhe përtejpo bëhem horizont, që e di vendin e vetesqysh se ngrihet dhe bie dielli,që fryma është ajo… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

TË SHKRUARIT-Charles Bukowski

TË SHKRUARIT-Charles Bukowski   Shpesh është e vetmja gjë mes teje dhe pafundësisë. Asnjë pije, dashuri gruaje a thesar me të, nuk mund të matet. Asgjë nuk mund të të shpëtojë përveçse të shkruarit. Muret, ruan ai prej shembjes, turmat në mbyllje, zmbraps errësirën. Të shkruarit është psikiatri më i fundit, më i miri Zot… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

E DËGJUAR DHE E PADËGJUAR-Janis Ricos

E DËGJUAR DHE E PADËGJUAR-Janis Ricos   Një lëvizje e papritur, e beftë: plagën shtrëngoi dora e tij, gjakun që të ndalë dhe pse ndonjë krismë nuk ndjemë, as edhe frushullimën e ndonjë plumbi fluturim. Pas pak dorën uli ai dhe buzëqeshi, por  sërish,  ngadalë, drejt të njejtit vend e ngriti: portofolin nxori sjellshëm, pagoi… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

MOSVEPRIM-Janis Ricos

MOSVEPRIM-Janis Ricos   Si jetuam, – tha ai, – gjithë këto vite në këtë shtëpi. Dhomë e mobiluar. Korridor i errët. Grija, mola, të akulltat mbulesa. Ai burrë që mbi shtratin tonë flinte, në shpinë shtrirë, krejt i huaj ishte. Furrtaret, në dhomë erdhën prej kuzhinës. Në portën kryesore, një natë, dikush, për ne pyeti.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

DHE KËSHTU TI E GJEN VETEN- Yehuda Amichai

DHE KËSHTU TI E GJEN VETEN- Yehuda Amichai   Dhe kështu ti e gjen veten gjithnjë duke qëndruar midis të shumëlëvduarës panoramë dhe atij që e çmon dhe ua shpjegon atë atyre që përreth tij qëndrojnë në një rreth të entuziazmuar.   Ti nuk përzihesh më. Dhe fjalët, të pakuptimta për ty, përsëri janë larguar… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

KRYETAR BASHKIE- Yehuda Amichai

KRYETAR BASHKIE- Yehuda Amichai     E trishtë, kryetari i Bashkisë së Jeruzalemit të jesh. Është e tmerrshme. E si mundet njeriu, një qytet të tillë të drejtojë? Çfarë të bëjë ai me të? Do të ndërtojë ai dhe do ndërtojë e ndërtojë. Teksa natën prej kodrave rrethuese, gurë rrëshqanthi do të lëshohen tejposhtë, drejt… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

GJYSMA E NJERËZVE NË BOTË-Yehuda Amichai

GJYSMA E NJERËZVE NË BOTË-Yehuda Amichai   Gjysma e njerëzve në botë dashurojnë gjysmën tjetër, gjysma e njerëzve urrejnë gjysmën tjetër. Mos vallë, më duhet që prej kësaj dhe asaj gjysme kuturu të endem, pafundësisht duke u shndërruar si shiu në qarkullimin e vet, midis shkëmbinjsh, mos duhet të fle, vallë dhe i egjër porsi… Keep Reading

Go to Top