MOSVEPRIM-Janis Ricos
Si jetuam, – tha ai, – gjithë këto vite në këtë shtëpi.
Dhomë e mobiluar. Korridor i errët.
Grija, mola, të akulltat mbulesa.
Ai burrë që mbi shtratin tonë flinte, në shpinë shtrirë,
krejt i huaj ishte. Furrtaret, në dhomë erdhën prej kuzhinës.
Në portën kryesore, një natë,
dikush, për ne pyeti.
Pronarja tha diçka në errësirë (padyshim për ne).
Më vonë, portën dëgjuam sërish të gërvijë.
Askush nuk lëvizi, as foli.
Përktheu: Eraldo Hatija
FRYMË-Mark Strand
FRYMË-Mark Strand Kur t’i shohësh, thuaju atyre që ende jam këtu,që me një këmbë mbahemteksa tjetra