FRYMË-Mark Strand
Kur t’i shohësh,
thuaju atyre që ende jam këtu,
që me një këmbë mbahem
teksa tjetra ëndërron,
që kjo është e vetmja rrugë,
që gënjeshtrat që ua them atyre
ndryshojnë
nga gënjeshtrat që vetes i them,
që duke qenë i pranishëm
këtu dhe përtej
po bëhem horizont,
që e di vendin e vetes
qysh se ngrihet dhe bie dielli,
që fryma është ajo çfarë më shpëton,
që deri edhe rrokjet më të sforcuara të mohimit
janë frymë,
që fryma është një pasqyrë e mjegulluar prej fjalësh,
që fryma është gjithçka i mbijeton klithmës për ndihmë
pasi një të huaji i ka hyrë në vesh
dhe qëndron gjatë pasi fjala është larguar,
që fryma është sërish fillimi,
që prej së cilës gjithë qëndresa bie
sikurse kuptimi largohet nga jeta
a terri prej dritës,
që frymë është çfarë atyre u jap
kur dashurinë time u përcjell.Përktheu: Eraldo Hatija
TË SHKRUARIT-Charles Bukowski
TË SHKRUARIT-Charles Bukowski Shpesh është e vetmja gjë mes teje dhe pafundësisë. Asnjë pije, dashuri