E DËGJUAR DHE E PADËGJUAR-Janis Ricos
Një lëvizje e papritur, e beftë: plagën shtrëngoi dora e tij,
gjakun që të ndalë dhe pse ndonjë krismë nuk ndjemë,
as edhe frushullimën e ndonjë plumbi fluturim. Pas pak
dorën uli ai dhe buzëqeshi,
por sërish, ngadalë, drejt të njejtit vend
e ngriti: portofolin nxori sjellshëm,
pagoi kamarierin dhe doli.
Atëkohë, filxhani i vogël i kafesë u thye.
Së paku, kaq gjë e dëgjuam qartësisht.
Përktheu: Eraldo Hatija
Me Enida Sheshi Haxhin për poezinë “Statujat dhe ne” të poetit Janis Ricos
Defekt-teknik i kërkoi Enida Sheshi Haxhit të përzgjidhte një prej shkrimeve të revistës dhe mbi të