UNË NUK E DI NËSE HISTORIA PËRSËRITET- Yehuda Amichai
Unë nuk e di nëse historia përsëritet,
por e di që ti… jo.
Më kujtohet që i përçarë qe qyteti,
jo vetëm ndërmjet arabëve dhe hebrenjve,
por edhe ndërmjet meje dhe teje,
kur bashkë ne ishim.
Një gji rreziqesh u bëmë ne.
Ndërtuam një shtëpi prej luftërash vdekjeprurëse,
si njerëzit e Veriut të largët,
që një shtëpi të sigurt e të ngrohtë ndërtojnë
prej akullit vdekjeprurës.
Qyteti u bashkua
por ne bashkë nuk qemë atje.
Veç tani unë e di
që historia nuk e përsërit veten
ashtu si gjithmonë e kam ditur që edhe ti… jo.
Përktheu: Eraldo Hatija
NË TRE OSE KATËR VETË NË NJË DHOMË- Yehuda Amichai
NË TRE OSE KATËR VETË NË NJË DHOMË- Yehuda Amichai Në tre ose katër vetë