YJET DHE LULET-Ko Un

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

YJET DHE LULET-Ko Un

 

Edhe pse flasim për yjet

Kaq e kaq herë që prej kaq e kaq kohësh

Ata s’na afrohen kurrë

Dhe atje tej

S’bëjnë tjetër veçse dërgojnë dritën e tyre

Që nga disa qindra milionë vite dritë

 

Edhe pse u këndojmë luleve

Edhe pse u këndojmë me nostalgji

Luleve të kajsisë së fëmijërisë

Ato nuk rrinë më të çelura qëllimisht më gjatë

Nuk reagojnë as ndryshe

Dhe atje tej

Ato vyshken si zakonisht pas disa ditësh lulëzimi

Vyshken të gjitha pas shkulmit të parë të erës

 

Në këtë botë të pasigurt

Duke folur për yjet

Duke folur për lulet

Duke thënë yjt e mi e duke thënë lulet e tua

E lëmë zemrën të na rrahë nga gëzimi

Ç’naivitet i vjetër kalamajsh të papjekur!

Përktheu: Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top