Një vështrim i freskët për Simone de Beauvoir-in/Nga DER SPIEGEL

in A(rt)ktivizëm/Feminizëm/Letërsi by

Një grua në botën e një burri

Marrë nga: DER SPIEGEL

Ajo gjithmonë mbante një buzëqeshje të ngurtë madje edhe përballë vdekjes.  Kur partneri i saj i jetës, për më shumë se 50 vite, qetësohej në “kutinë e tij të vogël”- nga e cila ai nuk do të dilte kurrë, dhe ajo kurrë nuk do e arrinte sërish atë, ajo me urtësi doli në përfundimin se: “Edhe nëse do të jem e varrosur pranë teje, nuk do të ketë tranzicion midis hirit tënd dhe eshtrave të mia”.

Simone de Beavoir u qëndroi besnike bindjeve të saj materialiste. Ajo kishte hequr dorë prej besimit të saj katolik dhe edukimit, dhe bindjes për të shkuar në parajsë, dhe kur ishte në moshën 14 vjeçare, ajo në mënyrë kundërshtuese iu drejtua duke i thënë se ëmës: “Unë nuk do të shkojë më në meshë”.

Vdekja i ndau Simone de Beavoir dhe Jean Paul Sartre, në vend që t’i bashkonte ata, por përpos kësaj ata mbetën çifti i shekullit. Kur ajo vdiq në 14 Prill, 1986, pothuajse gjashtë vjet pas ditës së vdekjes së Sartrit, lëvizja protestuese e vitit 1968 më në fund shkoi drejt përfundimit. Vargani i njerëzve në funeralin në Paris, ishte marshimi i fundit  i revolucionit. Kamerierët nga Brasserie La Coupole formuan një gardë mbrojtëse në nderim,  përgjatë rrugës, kishin vendosur peceta të bardha mbi krahët e tyre të majtë, për t’i bërë nderimet e tyre të fundit një gruaje që kishte qenë prej kohësh e ftuara e tyre besnike dhe e spikatur në Montparnasse, që ka qenë tradicionalisht një lagje e intelektualëve dhe artistëve në Paris.

Një shesh i vogël përballë kishës së Saint-Germain-des-Prés në Paris, mbart emrin e saj sot sëbashku me atë të Sartrit, po ashtu edhe një  urë e vogël për këmbësorët që çon në bibliotekën e re kombëtare.  Ideja që emri i saj do të shoqërohej me një urë që të dërgon drejt librave, padyshim që do të kënaqte Simone de Beauvoir-in.

Tani të dy janë bashkuar në fund të fundit, të paktën në këtë mënyrë të vogël. Për ironi të fatit, Beauvoir ishte gjithnjë e bindur për ruajtjen e pavarësisë së saj, dëshirën e saj për liri, joie de vivre, kuriozitetin dhe nevojën e saj për të shkruar.

Njëqind vjet pas lindjes së saj në 9 Janar, 1908, shkrimtarja dhe filozofja franceze Simone de Beauvoir, mbetet një udhëheqëse për gjeneratat e grave dhe një autore e cila praktikoi emancipim në jetën e saj dhe librat e së cilës vendosën themelet teorike të feminizmit modern. Klasiku i kultit Beauvoir: “Seksi i Dytë”, si dhe kujtimet e saj shumë vëllimore, formuan me vendosmëri debatin mbi marrëdhëniet midis burrave dhe grave.

“Sigurisht, trashëgimia e de Beauvoir-it nuk mund të kufizohet në aspektin feminist,” thotë Alice Schwarzer, një feministe e shquar gjermane që u njoh me de Beauvoir-in në vitet 1970 dhe për të cilën shkrimtarja franceze shërbeu si model. “Por nuk ka asnjë fjali të vetme që nuk është rrënjosur me idenë se ajo ishte një grua në botën e një burri.”

Disa libra dhe biografi të reja janë duke u përpjekur që të hedhin një vështrim të ri mbi Simone de Beauvoir-in, po përpiqen të zbulojnë diçka të re dhe befasuese në veprat e saj, dhe veçanërisht të njohin qartësinë, integritetin, sensin e drejtësisë dhe guximin e vizioneve të saj.

Nuk janë vetëm librat e saj, por edhe jeta e saj, ato që e kanë bërë de Beauvoir-in gruan intelektuale më të rëndësishme të kohërave moderne.  Ajo ishte një mendimtare në vetvete, dhe jo vetëm një shtojcë e Sartrit, joshëse e paharruar.

Një vajzë asokohe ishte e  menduar të martohej dhe të kishte fëmijë. Nëse një familje nuk kishte mundësitë për t’i siguruar  vajzës një pajë , dhe nëse një vajzë nuk ishte aq tërheqëse sa për të joshur një burrë, ajo duhej të kujdesej për veten e saj.

Në librin “Seksi i dytë”, i cili është publikuar në dy vëllime në vitin 1949, dhe u konsiderua asokohe si tejet skandaloz, aq sa u bë i suksesshëm brenda një nate (22,000 kopje u shitën dy javët e para), de Beauvoir ekzaminoi pyetjen se çfarë do të thotë për gjysmën e njerëzimit të përcaktohet, përulet, vlerësohet dhe përgjithësisht mbizotërohet, nga gjysma tjetër, shpesh më pak inteligjente dhe zakonisht me mangësi emocionale.

Eseja e goditi shoqërinë si një bombë dhe e dënoi autoren e saj në një shkatërrim pothuaj djallëzor, të përjetshëm. Njësoj si lexuesit dhe media e quajtën atë gjithçka, nga seksualisht e pakënaqur, deri tek e ftohtë, nimfomaniake, lesbike dhe si dikush që urren fëmijët.

Ajo mori e-maile  të mbushur me oferta, por që përmbanin edhe urrejtje brenda – shpesh e shprehur në terma më të ashpër dhe më fyes  – për ta kuruar atë, për të kënaqur dëshirat e saj dhe për t’i hapur sytë në mënyrë që të mund të zbulonte të vërtetën, bukurinë dhe dinjitetin.

Shkrimtari François Mauriac, një katolik i mirë dhe një njeri i respektuar, u hidhërua nga idetë e saj dhe i shkroi me përçmim stafit të recensionit që bashkë-themeloi: “Tani unë di gjithçka për vaginën e shefit tuaj”. Edhe Albert Camus, një humanist i bindjeve të thella, nuk mund t’i pranonte gratë inteligjente, siç vërejti shpejt de Beauvoir. I kompleksuar në praninë e saj, ai ose do të tregonte kënaqësi në lidhje të ose do ta injoronte, varej se sa i irrituar ishte. “Toni i tij kur fliste me mua ishte zakonisht sarkastik dhe shpesh fyes,” shkroi ajo.

E megjithatë, edhe de Beauvoir e ndjeu se kishte diçka jo shumë të duhur në lidhje me tezën e saj revolucionare: “Grua nuk lind, por bëhesh e tillë”.

Njëzet vjet pasi u botua për herë të parë “Seksi i Dytë”, autorja Suzanne Lilar shkroi një kritikë të shkëlqyer për këtë vepër themelore të feminizmit modern, një artikull që të paktën e bindi de Beauvoir-in të pranonte dallimet gjenetike, hormonale dhe anatomike midis gjinive. Sidoqoftë, ajo mbeti e qëndrueshme, dhe me të drejtë, në bindjen e saj se kultura formëson perceptimin tonë për feminitetin, një perceptim që luhatet vazhdimisht midis idealizimit dhe demonizimit.

“Gra, ju duhet ta falenderoni atë  për gjithçka!” Elisabeth Badinter, një aktiviste për të drejtat e grave dhe autore e ndikuar nga de Beauvoir-i, mendohet se ka qenë ajo që ka thirrur për mbajtjen e funelarit të de Beauvoir-it. Ekzistencializmi francez e analizoi njeriun si një person rrënjësisht të lirë, i cili e shpik veten përmes veprimeve të tij, në vend që të nxitet nga rrethanat. Por a janë të gjithë njerëzit të lirë të veprojnë?

Në kujtimet e saj de Beauvoir, e cila duhej të fshinte veten nga mjedisi i saj, për të zënë vendin e saj në histori, shkroi se ndihej ” e tradhtuar”. Por avangardistja radikale që ajo ishte – e adhuruar dhe e përçmuar, një vetmitare e vërtetë, në asnjë mënyrë thjesht një shoqe apo një medium për Sartrin më të famshëm se ajo, me të cilin ndan një varr në varrezat në Montparnasse – hapi sytë e brezave të grave në të gjithë botën.

Përktheu: Arbjona Çibuku

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from A(rt)ktivizëm

Go to Top