Të jesh do të thotë të jesh: Zhan-Paul Sartre mbi ekzistencializmin dhe lirinë

in A(rt)ktivizëm/Në kohërat e kolerës by

Qenia është. Qenia është në vetvete. Qenia është ajo që është

Tarun Mittal

Lindur në Paris më 21 Qershor, 1905, puna e hershme e Sartrit u përqendrua në temat e ekzistencializmit, siç u ilustrua nga romani i tij i parë: “Nausea” dhe më vonë eseja Ekzistencializëm dhe Humanizëm. Pasi kaloi nëntë muaj si i burgosur i luftës në vitin 1940, Jean-Paul Sartre filloi të hulumtojë kuptimin e lirisë dhe të vullnetit të lirë dhe në vitin 1940, ai shënoi veprën e tij kryesore filozofike – “Qenia dhe asgjëja”: një ese fenomenologjike mbi ontologjinë. Sot ne shikojmë disa nga aspektet kryesore të soditjeve të tij filozofike.

Ankthi i lirisë

 “Njeriu është i dënuar të jetë i lirë, sepse pasi të hidhet në botë, ai është përgjegjës për gjithçka që bën”.

Jean-Paul Sartre besonte se njerëzit jetojnë në ankth të vazhdueshëm, jo ​​vetëm sepse jeta është e mjerueshme, por sepse ne jemi ‘të dënuar që të jemi të lirë’. Ndërsa rrethanat e lindjes dhe të rritjes sonë janë përtej kontrollit tonë, ai arsyeton që pasi të bëhemi të vetëdijshëm (dhe të gjithë e bëjmë përfundimisht), duhet të bëjmë zgjedhje – zgjedhje që përcaktojnë vetë ‘thelbin’ tonë. Teoria e Sartrit për ekzistencializmin shpreh se “ekzistenca i paraprin esencës”,  kjo është vetëm duke ekzistuar dhe duke vepruar në një mënyrë të caktuar, a i japim kuptim jetës sonë. Sipas tij, nuk ka një plan fiks për mënyrën sesi duhet të jetë një qenie njerëzore dhe asnjë Zot që të na japë një qëllim. Prandaj, qëllimi për të përcaktuar veten tonë, dhe nga shtrirja e njerëzimit, bie mbi supet tona. Kjo mungesë e një qëllimi të paracaktuar së bashku me një ekzistencë “absurde” që na paraqet zgjedhje të pafundme është ajo që Sartri i atribuon “ankthit të lirisë”. Duke mos pasur asgjë që të na kufizojë, ne kemi zgjedhjen të ndërmarrim veprime për t’u bërë ata që duam të jemi dhe të drejtojmë jetën që duam të jetojmë. Sipas Sartrit, çdo zgjedhje që ne bëjmë na përkufizon, ndërsa në të njëjtën kohë na zbulon se çfarë mendojmë ne, se si duhet të jetë një qenie njerëzore. Dhe kjo ngarkesë e pabesueshme e përgjegjësisë që njeriu i lirë duhet të durojë është ajo që e lë atë në ankth të vazhdueshëm.

Të jetosh në besim të keq

 “Gjithçka është bërë e qartë, përveç se si duhet të jetosh”.

Jean-Paul Sartre hodhi poshtë idenë e të jetuarit pa ndjekur lirinë. Fenomeni i njerëzve që pranojnë se gjërat duhet të jenë në një mënyrë të caktuar, dhe më pas refuzimi për të pranuar ose ndjekur opsione alternative, ishte ajo që ai e cilësoi si “të jetuarit në besim të keq”. Sipas Sartrit, njerëzit që bindin veten se duhet të bëjnë një lloj pune të caktuar ose të jetojnë në një qytet të caktuar, po jetojnë në besim të keq. Në veprën e  tij “Qenie dhe Asgjë”, ligjërimi i njohur i Sartrit mbi ontologjinë fenomenologjike, ai shpjegon konceptin e besimit të keq përmes shembullit të një kamarieri, i cili është aq i zhytur në punën e tij sa që e konsideron veten më parë si kamerier dhe jo si qenie të lirë njerëzore. Ky kamerier është aq i bindur që puna e tij e tanishme është gjithçka që mund të bëjë, dhe se është gjithçka që ai ka për qëllim të bëjë, aq sa ai kurrë nuk e konsideron mundësinë e të bërit gjë tjetër në jetë. Sartri besonte se ne jemi përgjegjës për gjithçka që ne jemi në të vërtetë, dhe duke mos eksploruar mundësitë e shumta që jeta na paraqet, ne  jemi përgjegjës për kufizimin e lirisë sonë. “Ne kemi mbetur vetëm pa ndonjë justifikim,” tha ai.

Zemërim kundër makinës

 Si një besimtar i flaktë në shkollën marksiste të mendimit, Jean-Paul Sartre e cilësoi paranë si faktori që kufizon lirinë e një personi. Nevoja për pará, arsyetoi ai, është justifikimi që njerëzit i japin vetes kur mbyllin idenë e eksplorimit të zgjedhjeve jokonvencionale të jetës. Pranimi i heshtur i parave nga shoqëria e zemëroi Sartrin dhe kapitalizmi ishte sistemi politik që ai fajësoi për fenomenin. Ai e krahasoi kapitalizmin me një makinë që bllokon njerëzit në një cikël të punës në një profesion që nuk i pëlqen, në mënyrë që të mund të blejnë gjëra që nuk u duhen.  Kjo domosdoshmëri e të mirave materiale, argumentoi ai, nuk ekzistonte në realitet, por përkundrazi ishte një konstruksion i krijuar nga njeriu që i shtyu njerëzit të mohojnë lirinë e tyre dhe ta konsiderojnë të jetuarit në mënyra të tjera si marrëzia. Sartri ishte një zë kundërshtues i kapitalizmit dhe mori pjesë në disa protesta pariziane në vitin 1968 kundër sistemit. Si një marksist, ai admiroi shumë Fidel Kastron dhe Che Guevarën, të dy ishin kundër kapitalizmit dhe po krijonin një shtet komunist në vendet e tyre përkatëse.

“Ne nuk e dimë se çfarë duam dhe ende jemi përgjegjës për atë që jemi – ky është fakti.”

Në fund të fundit, Sartri ishte një humanist që donte që ne të çliroheshim nga prangat tona të vetë-fiksuara dhe të arrinim potencialin tonë masiv. Ai donte që ne të pranonim lirinë tonë, të mos kufizohemi nga përkufizimi popullor i realitetit dhe të jetojmë jetën ashtu siç kemi dashur ta jetojmë. Dhe, përkundër njerëzve që zbulojnë disa të meta në mënyrën se si ai prezantoi idealet e tij, vetë idealet e tij ia vlen të merren parasysh.

Përktheu: Arbjona Çibuku

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from A(rt)ktivizëm

Go to Top