Mbresa-Klodi Leka
I.
Jetoj këto kohë ëndrrën e madhe
të jem zotëria Lekë. Ja, këtë mëngjes
ha drekë, oriz dhe peshk, e si diell i ankoruar në ajër të kaltër, puth me gjuhë mes njerëzish tê dashurën.
Gjithçka është okej, re dhe verë,
gjersa më tej
vegoj një grua me flokët kaçurrelë,
shoshka, fustan i lehtë,
ku rigjej, si heshtë në thembër e ngulur thellë,
rrënjët, rrënjët, dhe atë vështrimin e saj të ëndërrt,
që kur toka lëkundet nuk u jep këmbëve.
II.
Kur këmbë robi nuk mbet në kafehane,
veç djalit të ahengut hipur mbi kitarën, që ngiste çdo natë për trembëdhjetë mijë lekë
pijen e paguar, sytë tek punë e vet,
në lounge u shfaq pjatalaresja Drane
e si grua në jerm, e dehur prej hëne, belbëzoi:
Kabull ma bëj,
jepja një kënge.
E bëj ne ma jep ti një gjysmë puthje.
Puthje ne faqe.
Dhe mbi rrënojat e asaj darke
fugoi si flutur rreth llambës
Drane pjatalarësja pesëdhjetë vjeçare.

Çfarë mund të mësojmë nga murtaja e 1347-Klodi Leka
Klodi Leka “E bukur është mendja e njeriut dhe e pamposhtur është ajo.” – C. Milosz