Category archive

Përkthim - page 24

Letërsi/Përkthim/Tharm

GOTAN-JUAN GELMAN

GOTAN*-JUAN GELMAN   (Argjentinë, 1930 – 2014) Ajo grua i ngjante fjalës “kurrë”, që nga paskoka i ngjitej një magjepsje e veçantë, një lloj harrimi ku të ormisësh sytë, ajo grua më ngulej në brinjën e majtë. Kujdes, kujdes, bërtisja unë, kujdes por ajo pushtonte njësoj si dashuria, njësoj si nata, shenjat e fundit që… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Thirrje telefonike-Roberto Bolanjo

Roberto Bolanjo B-ja është dashuruar me X-in. Është dashuri fatkeqe. Në atë kohë B-ja ishte i gatshëm të bënte gjithçka për X-in, ashtu siç mendojnë e thonë gjithë të dashuruarit. X-i e preu dashurinë. X-i këtë e bëri me telefon. Natyrisht B-ja në fillim vuajti, po me kalimin e kohës e kapi veten. Jeta, siç… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Elozh ëndrrave-Wislawa Szymborska

Elozh ëndrrave-Wislawa Szymborska   Në ëndërr pikturoj si Vermeer-i. Flas rrjedhshëm greqisht dhe jo vetëm me të gjallët. Ngas makinën, e cila më bindet. Kam talent, shkruaj poezi të mëdha. Dëgjoj zëra jo më të këqinj se ata të shenjtorëve autoritarë. Do habiteshit nga virtuoziteti im në piano. Fluturoj ashtu siç duhet, domethënë; vetëm. Teksa… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Ora katër e mëngjesit-Wislawa Szymborska

Ora katër e mëngjesit-Wislawa Szymborska   Ora nga nata në ditë. Ora e përpëlitjes nga njëri krah në tjetrin. Ora e atyre që i kanë kaluar të tridhjetat. Ora e caktuar për këngën e gjelave. Ora kur toka na mohon. Ora kur fryn erë prej yjeve të shuar. Ora e kushedi-nëse-do të mbetet-diçka-nga-ne. Ora e zbrazët.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Fotografia e 11 Shatorit-Wislawa Szymborska

Fotografia e 11 Shatorit-Wislawa Szymborska   Ata u hodhën nga katet që shpërthyen flakë një, dy, ja edhe njëri sipër tyre, nën ta. Fotografia i fiksoi të gjallë, dhe tani i ruan mbi tokë, drejt tokës. Secili është ende i gjithi me fytyrën e vet dhe gjakun e fshehur mirë. Ka mjaftueshëm kohë para se… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Një punëtor lexon historinë-Bertolt Brecht

Një punëtor lexon historinë-Bertolt Brecht   Kush i ndërtoi shtatë portat e Tebës? Librat janë të mbushur me emra mbretërish. A ishin mbretërit ata që tërhoqën blloqet e ndezur prej guri? Dhe Babilonia, aq shumë herë e shkatërruar. Kush e ndërtoi qytetin çdo herë? Në cilën prej shtëpive të Limës? Ai qytet që shkëlqen me… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Mëhallat e botës-Jani Ricos

Mëhallat e botës-Jani Ricos   Maria thoshte: “Mos kij frikë, do lulëzojnë pemët.” A, po, do lulëzojnë. Ja, në prag të derës tek është ulur Pranvera. Mos kij frikë. Dashuria e bardhë e një pjate në tryezë. Pak bukë që e ndajnë dy veta. Një ëndërr që e ndajnë të gjithë. Rafti i pjatave bëhet… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Kujtesë e kulluar-Dahlia Ravikovitch

Kujtesë e kulluar-Dahlia Ravikovitch   Vetëm kur fytyra fillon të shuhet diçka të kujtohet në tërësinë e saj. Kur fytyra shuhet dritat hutohen dhe ngjyrat dalin prej pamjes. Yjet bien nga sipër, të elektrizuar. Bari i tokës gumëzhin. (Dhimbja e rritjes është më e madhe se ajo e venitjes.) Gjithë ç’na verbon sytë i rikthehet… Keep Reading

1 22 23 24 25 26 63
Go to Top