Ora katër e mëngjesit-Wislawa Szymborska
Ora nga nata në ditë.
Ora e përpëlitjes nga njëri krah në tjetrin.
Ora e atyre që i kanë kaluar të tridhjetat.Ora e caktuar për këngën e gjelave.
Ora kur toka na mohon.
Ora kur fryn erë prej yjeve të shuar.
Ora e kushedi-nëse-do të mbetet-diçka-nga-ne.Ora e zbrazët.
E shurdhët, e kotëFundi i çdo ore tjetër.
Askush nuk ndihet mirë në orën katër të mëngjesit.
Nëse milingonat ndihen mirë në katër të mëngjesit,
– tri brohoritje për to. Dhe arrifshim
orën pesë,
po qe se do vazhdojmë të jetojmë.
Përktheu: Arlinda Guma

Mungesa-Wislawa Szymborska
Mungesa-Wislawa Szymborska Me pak ndryshime të vogla, dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew