Nga lajmet e mbrëmjes-Arlinda Guma
“Peshqit migrojnë me delfinët,
për t’u mbrojtur nga peshkaqenët…”
“Izraeli sulmoi sërish Palestinën…”Nënat palestineze, i shkëmbyen sot foshnjat e tyre,
me foshnjat e nënave të lagjeve të tjera… disa shënjestra më larg,
të mos shuhen të gjithë
nëse bombardohet shtëpia…kush ka më shumë fëmijë,
i shpërndan në sa më shumë shtëpi…Me ç’formulë e caktojnë nënat palestineze
cili nga bijtë do të rrijë e cili do të largohet?
Ç’mekanizëm punon në mendjet e tyre ato çaste,
që gjithë matematicienët e botës nuk do ta gjenin dot…
ndërsa shënjestra e armëve
nuk u largohet foshnjave prej tëmthave të butë…Po nënat izraelite, ç’formulë propabiliteti zbatojnë?…
Para tyre, vetë Ajnashtajni do të ngrinte duart lart i dorëzuar…“Peshqit migrojnë me delfinët,
për t’u mbrojtur nga peshkaqenët…”
“E vërteta e divorcit të Bill Gates-it…”
“Katër ushtrime për të patur të pasme të hatashme…”“Peshqit migrojnë me delfinët,
për t’u mbrojtur nga peshkaqenët…”
“E drejta e popullit izraelit për t’u vetëmbrojtur…”
Dhe ja, flamurin e kombit tim e kanë rreshtuar sërish kah më të fortit…
sepse… peshqit duhet të migrojnë me delfinët për t’u mbrojtur nga peshkaqenët…Pas bombardimit,
një vogëlushe vrapon
duke qarë
e duke shtrënguar në kraharor një fletore vizatimi të shqyer…Pas bombardimit,
“Benjamin Netanyahu falënderon aleatët…
“E drejta e kombit izraelit për t’u vetëmbrojtur…” (nga fletoret e vizatimit…)“Peshqit migrojnë me delfinët,
për t’u mbrojtur nga peshkaqenët…”
“E drejta e kombit izraelit për t’u vetëmbr…”
“Studiuesit ngrenë alarmin:
Po plaket popullsia e planetit…”foshnjat refuzojnë të vijnë në jetë,
në një botë që ua bombardon fletoret e vizatimit…19 Maj, 2021
______
Kushtuar nënave të vendeve në luftë…
©Arlinda Guma
Botuar në revistën greke “Teflon”.
Poezia e lexuar nga Arlinda Guma:
Si mund të zhvillojnë mendim kritik nxënësit shqiptarë, kur mësuesit e tyre duartrokasin me gif-te gjithë pathos kryeministrin e vendit/Arlinda Guma
Shoqëritë zhvillohen nga rrahja e ideve dhe jo nga rrahja e shuplakave!