Elozh ëndrrave-Wislawa Szymborska
Në ëndërr
pikturoj si Vermeer-i.Flas rrjedhshëm greqisht
dhe jo vetëm me të gjallët.Ngas makinën,
e cila më bindet.Kam talent,
shkruaj poezi të mëdha.Dëgjoj zëra
jo më të këqinj se ata të shenjtorëve autoritarë.Do habiteshit
nga virtuoziteti im në piano.Fluturoj ashtu siç duhet,
domethënë; vetëm.Teksa rrëzohem nga një çati,
di si të bie butësisht në barin e jeshiltë.Nuk kam asnjë vështirësi
të marr frymë nën ujë.Nuk ankohem:
arrita ta gjeja Atlantidën.Jam e kënaqur që di gjithmonë të zgjohem
para se të vdes.Sapo fillon një luftë
kthehem në anën time të preferuar.Jam, por nuk e ndiej të nevojshme të jem
një bijë e shekullit.Ca vite më parë
pashë dy diej.Dhe pardje një pinguin
me qartësinë më të madhe.
Përktheu: Arlinda Guma

Negativ-Wislawa Szymborska
Negativ-Wislawa Szymborska Negativ Në një qiell gri një re edhe më gri e qarkuar me