Mëhallat e botës-Jani Ricos
Maria thoshte: “Mos kij frikë, do lulëzojnë pemët.”
A, po, do lulëzojnë. Ja, në prag të derës
tek është ulur Pranvera. Mos kij frikë.
Dashuria e bardhë e një pjate në tryezë.
Pak bukë që e ndajnë dy veta.
Një ëndërr që e ndajnë të gjithë.
Rafti i pjatave bëhet një shkallë e vogël
ku hypën e zbret i heshtur kujdesi për shtëpinë.
Ah sikur të ish e qetë zëmra e njeriut,
t’ishin të qetë në mbrëmje yjet përmbi heshtjen,
siç janë gotat e lara përmbi raft!
Do duhej të dashuroheshim shumë,
sepse ka shumë vdekje nëpër shtëpitë e rrugët
dhe kurdoherë ka një vdekje brënda në hijen tonë
dhe nesër mund të jetë vonë që të thuash “të dashuroj.”
Po shokët arrijnë t’i thonë “këtu” shpresës së botës,
valëvitnin zemrën e tyre si bombë dore në surrat të vdekjes
dhe kurdoherë kishte kohë për gjithë jetën e për gjithë dashurinë.
Përktheu: Spiro Çomora
1961
Mëhallat e botës-Janis Ricos
Mëhallat e botës-Janis Ricos E vranë… e vranë… Kish dhënë xhaketën për të kthyer, Por