Mëhallat e botës-Janis Ricos
E vranë… e vranë…
Kish dhënë xhaketën për të kthyer,
Por s’ arriti ta veshë një të Dielë…Ja ku po varet në derën e rrobaqepësit,
Siç varet tabela e kafenesë verore në vjeshtë,
Siç varet dielli i mbasdites në një pemë të zhveshur,Asnjë s’do shkojë ta kërkojë më – varet atje në rrobaqepësinë e mëhallës së ngrysur,
Siç varet një flamur i heshtur tek e ardhmja.E vranë…
S’arriti… nuk arritëm… të qanim ata që po iknin
Nuk arritëm të përshëndesnim ata që po vinin.
Hipnin e zbrisnin nga jeta në vdekje-
Nga vdekja në jetë…
Përktheu: Spiro Çomora 1961
Mëhallat e botës-Jani Ricos
Mëhallat e botës-Jani Ricos Maria thoshte: “Mos kij frikë, do lulëzojnë pemët.” A, po, do