Fotografia e 11 Shatorit-Wislawa Szymborska
Ata u hodhën nga katet që shpërthyen flakë
një, dy, ja edhe njëri
sipër tyre, nën ta.Fotografia i fiksoi të gjallë,
dhe tani i ruan
mbi tokë, drejt tokës.Secili është ende i gjithi
me fytyrën e vet
dhe gjakun e fshehur mirë.Ka mjaftueshëm kohë
para se t’i shprishen flokët
dhe nga xhepat t’i bien
monedhat, çelësat.Qëndrojnë ende në shtjellën e ajrit,
në perimetrin e vendeve
që sapo kanë hapur.Unë, vetëm dy gjëra mund të bëj për ta;
ta përshkruaj atë fluturim
pa e shtuar fjalinë e fundit.
Përktheu: Arlinda Guma
Mungesa-Wislawa Szymborska
Mungesa-Wislawa Szymborska Me pak ndryshime të vogla, dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew