Bashkë me gjërat e humbura-Eraldo Hatija

in Letërsi/Tharm by

Bashkë me gjërat e humbura-Eraldo Hatija

 

Fund dite:
Shkojmë darkojmë
dhe hamë gjellën,
kafshojmë bukën,
hamë ditët.

E njejtë si në haur
kujtimet nisim ripërtypim.

Fund dite:
Shkojmë të darkojmë
dhe ditët na hanë,
orët, minutat,
kujtimet na bluajnë ngadalë
dhe si mallkim
hirin nga një urnë
nëpër kohë na e shpërndajnë
nëpër hapësirë
ku fantazmagorisht
enden orët, ditët dhe kujtimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

MAJA-Jorge Luis Borges

MAJA-Jorge Luis Borges Në atë që lanë të shkruar të gjithë ataqë

Për G-Sueton Zhugri

Poezi për G.-Sueton Zhugri Çfarë paqeje e mbytshme, – the ti, –
Go to Top