Tag archive

Përktheu: Alket Çani - page 8

Letërsi/Përkthim/Tharm

PËRGJUESIT-Yves Bonnefoy

PËRGJUESIT-Yves Bonnefoy   I Ishte një korridor në fund të kopshtit, Ëndërroja sikur kaloja në atë korridor, Vinte vdekja me lulet e saj plot aromë, Ëndërroja sikur ia merrja atë buqetë të zezë. Ishte një etazher në dhomën time, Në mbrëmje hyja, Dhe shihja dy gra të reshkëta Që klithnin mbi drurin e lyer me… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

GUR-Yves Bonnefoy

GUR-Yves Bonnefoy   Një ngut i mistershëm na thërriste. Hymë brenda, hapëm kanatet, Njohëm tryezën, vatrën, Shtratin; ylli madhohej në dritare, Dëgjonim zërin që do që ta duam Në kulmin e verës Siç luajnë delfinët në ujin pa breg. Le të flemë, pa u njohur. Gji më gji, Frymë më frymë, dorë më dorë pa… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

ANEKDOTA-Jean Follain

ANEKDOTA-Jean Follain   I vetmi bojaxhi i kësaj qyteze i jepte edhe një dorë dyqanit të pastoli dhe ia merrte lehtë një kënge kur nga stacioni i trenit vinin dy udhëtaret e vetme shpërfillëse ndaj asaj dashurie që përhapte gjithkund pranvera por ka këngë që nuk reshtin e që na i sjell një puhi. O… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

QERRJA-Yves Bonnefoy

QERRJA-Yves Bonnefoy   Ora pesë. Ende dëbora. Dëgjoj zëra Faqe botës. Një qerre Si një hënë në fazën e tretë Ndrit, por e mbulon Nata me një kind dëbore. Dhe ky fëmijë Tashmë ka krejt shtëpinë për vete. Shkon Nga një dritare në tjetrën. Shtyp Xhamin me gishta. Vështron Si formohen pika aty ku ai… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

ATY KU ZGAVRON ERA-Yves Bonnefoy

ATY KU ZGAVRON ERA-Yves Bonnefoy   I Thonë se një zot kërkoi Mbi ujërat e mbyllur Si një grabitqar kur kërkon Prenë e tij të largët Dhe me një britmë të përsëritur, Të çjerrë, të shkretuar, Krijoi kohën që shkëlqen Aty ku dallga zgavrohet. Nata mbulon ditën Pastaj tërhiqet, Shkumë e saj vrundullon Mbi gurët… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

KOPSHTI -Yves Bonnefoy

KOPSHTI -Yves Bonnefoy   Bie dëborë. Nën flokët e saj porta Hapet më në fund në kopsht Më shumë se në botë. Unë eci. Por shalli Më ngecet në hekur Të ndryshkur, dhe griset Brenda meje stofi i ëndrrës.   Përktheu: Alket Çani Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

NATYRË E DYTË-PAUL ÉLUARD

NATYRË E DYTË-PAUL ELUARD     Për nder të memecëve verbanëve shurdhanëve Që mbajnë mbi supe të madhin gur të zi Gjërat që zhduken pa asnjë të fshehtë   Por edhe për të tjerët që njohin gjërat me emër Djegia e gjithë metamorfozave Vargani i plotë i agimeve në kokë Gjithë britmat që i përvishen thyerjes së fjalëve   E që zgavrojnë gojën e që zgavrojnë sytë Ku ngjyrat e tërbuara zhbëjnë brymat e pritjes Ngrejnë dashurinë kundër jetës… Keep Reading

Letërsi

EMRI I VËRTETË-Yves Bonnefoy

EMRI I VËRTETË-Yves Bonnefoy   Do ta quaj shkretëtirë kështjellën që ti ishe, Natë atë zë, mungesë fytyrën tënde, Dhe kur në tokën shterpë të biesh Do ta quaj hiç shkreptimën që të pruri. Të vdesësh është një vend që e doje. Unë vij Por përjetësisht nga udhët e tua të errëta. Ta shkatërroj dëshirën,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

SA TË RROK SYRI DREJT TRUPIT TIM-Paul Éluard

SA TË RROK SYRI DREJT TRUPIT TIM-Paul Éluard   Gjithë pemët gjithë degët gjithë gjethet Bari rrëzë shkëmbinjve dhe masa e shtëpive Së largu deti që syri yt e lag Ato imazhe të një dite pas tjetrës Veset virtytet kaq të papërsosura Tejdukshmëria e kalimtarëve rrugëve të rastit Dhe kalimtaret që të dalin nga kërkimet e ngulmëta Idengulitjet e tua zemëplumb e buzëvirgjra Veset virtytet kaq të papërsosura Ngjashmëria e vështrimeve… Keep Reading

1 6 7 8 9 10 15
Go to Top