Tag archive

Përktheu: Alket Çani - page 7

QESHJA-Wislawa Szymborska

QESHJA-Wislawa Szymborska   Vajzuken që isha – e njoh, natyrisht. Kam ruajtur ca fotografi nga jeta e saj e shkurtër. Më ka mbetur një përdëllim i gëzuar për nja dy vjershëza. Më kujtohen ca ngjarje. Por, që ky këtu pranë meje të qeshë e të më përqafojë përmend vetëm një ndodhizë: dashurinë fëmijënore të shëmtaraqes… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

DIMËR

DIMËR   Në kopsht një shekull gjethesh të rëna Basho ~ Në dhomë shkela krehërin e së ndjerës grua – ç’thëllim Buson ~ Pak njerëz – një gjethe bie këtu një tjetër atje Issa ~ Dielli shndrit mbi gurët e shkorretit të tharë Buson ~ Bishti i kalit ngeci te ferrat e shkorretit të tharë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

SHPEJTËSIA E REVE-Yves Bonnefoy

SHPEJTËSIA E REVE-Yves Bonnefoy   Shtrati, xhami pranë, lugina, qielli, Shpejtësia e mrekullueshme e reve. Kthetra e shiut mbi xham, papritmas, A thua se hiçi po vuloste botën. Në ëndrrën time të djeshme Gruri i moteve të shkuar digjej me flakëza Mbi sheshin me pllaka, por pa nxehtësi. Këmbët tona të zbathura e largonin si… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

DY FJALË PËR SHPIRTIN-Wisława Szymborska

DY FJALË PËR SHPIRTIN-Wisława Szymborska   Shpirtin e kemi me hope. Askush s’e ka pa pushim e përgjithmonë. Ditë pas dite, vit pas viti mund të shkojnë pa të. Kur e kur qëndron pak më gjatë në mahnitjet dhe frikërat e fëmijërisë. Kur e kur në çmeritjen e të plakurit. Rrallë ndodh të na ndihë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

PUNËT E MIA-Henri Michaux

PUNËT E MIA-Henri Michaux   Rrallë më ndodh të shoh dikë e të mos e rrah. Të tjerëve u pëlqen monologu i brendshëm. Mua jo. Mua më pëlqen të grindem. Ka njerëz që ulen përballë meje në restorant dhe nuk thonë asgjë, rrinë njëfarë kohe, sepse kanë vendosur të hanë. Ja tek është njëri. E… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

GJUMË-Marcel Proust

Marcel Proust Në kohën e asaj paraditeje, kujtimin e së cilës nuk di pse dua ta ngulit, isha i sëmurë, rrija zgjuar gjithë natën, shtrihesha në mëngjes dhe flija gjatë ditës. Por atëherë më ishte shumë pranë një kohë, që shpresoja të kthehej sërish e që sot më ngjan si e jetuar nga tjetërkush, kur… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

MOLLËT-Yves Bonnefoy

MOLLËT-Yves Bonnefoy   E ç’duhet të mendosh Për këto mollë të verdha? Dje habitnin, duke pritur, ashtu të zhveshura, Pas rënies së gjetheve. Sot po magjepsin, Kaq shumë supet U janë theksuar lehtas Nga një tegel dëbore.   Përktheu: Alket Çani Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

PËRGJUESIT-Yves Bonnefoy

PËRGJUESIT-Yves Bonnefoy   I Ishte një korridor në fund të kopshtit, Ëndërroja sikur kaloja në atë korridor, Vinte vdekja me lulet e saj plot aromë, Ëndërroja sikur ia merrja atë buqetë të zezë. Ishte një etazher në dhomën time, Në mbrëmje hyja, Dhe shihja dy gra të reshkëta Që klithnin mbi drurin e lyer me… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

GUR-Yves Bonnefoy

GUR-Yves Bonnefoy   Një ngut i mistershëm na thërriste. Hymë brenda, hapëm kanatet, Njohëm tryezën, vatrën, Shtratin; ylli madhohej në dritare, Dëgjonim zërin që do që ta duam Në kulmin e verës Siç luajnë delfinët në ujin pa breg. Le të flemë, pa u njohur. Gji më gji, Frymë më frymë, dorë më dorë pa… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

ANEKDOTA-Jean Follain

ANEKDOTA-Jean Follain   I vetmi bojaxhi i kësaj qyteze i jepte edhe një dorë dyqanit të pastoli dhe ia merrte lehtë një kënge kur nga stacioni i trenit vinin dy udhëtaret e vetme shpërfillëse ndaj asaj dashurie që përhapte gjithkund pranvera por ka këngë që nuk reshtin e që na i sjell një puhi. O… Keep Reading

1 5 6 7 8 9 15
Go to Top