Jorge Luis Borge
Ne jemi koha. E Heraklitit të Errët
jemi parabola më e famshme në botë.
Jemi uji, nuk jemi diamanti i fortë,
uji që humbet dhe jo uji i ndenjur.
Jemi lumi dhe jemi greku i vjetër
që shihet në lumë. Pasqyrimi i fytyrës
ndryshon në ujin e ndryshueses pasqyrë,
në qelqin që, si zjarri, është përherë një tjetër.
Jemi lumi i kotë, i paracaktuar
të rendë në det; rrethuar me errësirë.
Gjithçka shkon, gjithçka na thotë lamtumirë.
Gjurmët e kujtesës të gjitha janë shuar.
Por ka megjithatë diçka që qëndron,
por ka megjithatë diçka që vajton.
Përktheu: Alket Çani
SHIU-Jorge Luis Borges
SHIU-Jorge Luis Borges Papritmas pasditja u përndrit pa masëNga shiu që bie me përpikëri.Bie apo ra.