Si i vjedh portali Konica përkthimet e revistës Defekt-Teknik!
Në datën 20 Qershor, 2022 publikova një artikull të një shkrimtari rus, për të cilin ai rrezikon të dënohet nga qeveria e Putinit,
të përkthyer nga unë me shumë përkushtim. Artikulli është ky dhe ju mund ta shihni qartë datën e publikimit:
Jeta jonë në duart e një të çmenduri. Dhe ne bëjmë sikur nuk kuptojmë/Dmitry Glukhovsky
Por dje më doli para syve ky shkrim i botuar në portalin Konica:
Të cilët jo vetëm që e kanë vjedhur, por i kanë dhënë edhe të drejtën vetes t’i “redaktojnë” titullin.
Nuk e di se çfarë është më e tmerrshme në këtë mes, që të të vjedhin një përkthim që e ke realizuar me aq përkushtim e mund, apo që të të “redaktojnë” ca injorantë, që e vetmja gjë që dinë të bëjnë nga gazetaria është të bëjnë lajme copy-paste nga faqe të tjera.
Këta monstra gazetarë, nuk mjaftojnë që financohen nga qeveria për t’i bërë lavde asaj, nuk mjaftojnë që majmen me gjjakun e popullit, por tani kanë dalë si kaçakë dhe vjedhin edhe nga revista ime.
I shkrova drejtuesit të këtij portali Shpëtim Nazarkos se do ta hedh në gjyq për vjedhje të pronësisë intelektuale, por gjithashtu mendova ta denoncoj edhe këtu, që ta mësojnë të gjithë gazetarinë monstër që bëjnë këto specie.
Ky portal ka të punësuar një ushtri me njerëz, mbështetet me fonde marramendëse nga qeveria, e megjithatë e gjithë kjo ushtri, nuk arrin të bëjë atë që një njeri i vetëm ka bërë pa asnjë lloj mbështetjeje me revistën defekt-teknik!
Në këtë rubrikë do vazhdoj të denoncoj çdo vjedhje të pronësisë intelektuale nga individë dhe nga i institucione dhe ftoj të gjithë të tjerët të gjejnë kurajën e ta bëjnë dhe ata.
E dini se çfarë është më e tmerrshme në gjithë këtë? Që ata e quajnë diçka normale grabitjen e shkrimeve nga faqe të tjera, dhe nga revista si imja, e cila i ka shkrimet të pakopjueshme!
Më thanë se do ta hiqnin përkthimin tim, por nuk e kanë hequr! Po mbase më mirë kështu: janë prova për gjykatën!