Kur Diana Çuli të vret dhe të vjedh përkthimet/Ilirjan Blloshmi

in A(rt)ktivizëm/Denonco plagjiaturën/Kinema/Letërsi by

Ilirjan Blloshmi

Diana Çuli është skenariste e filimit “Bregu i ashpër“. Para se të bënte këtë skenar ajo ka bërë ekspertizën e Genc Lekës.

Në akt-ekspertizë ajo shkruante:

1 – Për poezinë “Pa titull”, eksperti konkludon se “është pesimiste, se autori shpreh dëshpërimin që i ka kaluar jeta e fëmijërisë, e cila ka qenë e bukur për të, ndërsa tani nuk është më dhe në jetën e tanishme i kanë mbetur vetëm gërmadha e gurë”.

2 – “Tek poezia “Oxhaku” autori flet për oxhakun, rreth të cilit janë shumë miq, por janë dëgjuar edhe këngë partizane. Oxhaku ruan diçka të shenjtë. Mirëpo kjo diçka nuk përcaktohet. Gjithashtu, vargu “dikur rrodhën disa pika gjaku” është i errët, sepse, nëse autori e ka fjalën për kohën e Luftës Nacional Çlirimtare, në atë kohë nuk kanë rrjedhur vetëm disa pika gjaku.”

Gjatë kohës që Çuli “studionte” poezinë e Genc Lekës, kërkon ndihmën e një “eksperti tjetër” dhe Lidhja e Shkrimtarëve dërgon Nasho Jorgaqin, i cili ka bërë ekspertizën e poezive. “Vjeshta”, “Rrethi i hënës”, “Harabelat”, etj.

Eksperti Nasho Jorgaqi  gjykon:

“Vilsoni ka thënë se që të bëhesh njeri i afirmuar, duhet të studiosh dhe në gjuhë të huaj. Ai ka bërë përkthime nga autorë dekadentë, si: Lamartin, Shatobrian, Rembo, Bodler, etj. Ka nxjerrë shënime me përmbajtje reaksionare si :“S’ka gjë më të bukur se ajo që nuk shërben për asgjë”, ka nxjerrë citime nga Gorki : “Nuk ka njeri më egoist se i sëmuri” ose nga Naim Frashëri: “Mos u bëj mjaltë se të hanë mizat” – citime që i shërbejnë ideologjisë së tij”.

Pas ekspertizave të Çulit dhe Jorgaqit, prokurori Qani Lavdari, pasi falënderon ekspertët për punën “e palodhur dhe fisnike” shkruan:

“Populli ynë, me radhë të shtrënguara fort rreth Partisë e Shokut Enver Hoxha, duke luftuar me vendosmëri kundër armiqve të jashtëm, imperialistëve, me ata amerikanë në krye, edhe kundër revizionistëve me ata sovjetikë në krye…”

Pas vendimit nga gjykata, pothuajse të gjithë librat e Vilsonit dhe Gencit u moren nga Sigurimi i Shtetit. Këtu Çuli siç duket ka marrë përkthimet e Vilsonit dhe i ka përdorur në këtë film.

Sepse, nëse e shikon mirë këtë film, diku nga mesi i tij është një sekuencë ku Çuli ka futur nje debat midis ‘komunistëve të mirë” dhe do fshatarëve qe nuk duan të çojne cucat në aksion. As më pak e as më shumë ai fragment është shkëputur nga “Zadigu” i  Volterit, që Vilsoni e ka përkthyer në vitin 1970, kohë kur ai ishte ushtar në brigadë pune, aty ku shkonin fëmijët e kulakëve dhe të gjithë ata me biografi të keqe. Vilsoni nuk ka lënë ndonjë shënim për idetë e tij mbi jetën dhe artin. Por unë kam gjetur disa gjëra nga dosja e hetimit.

Shkëputur nga procesverbali i hetuesisë, Tiranë,  8. 8. 1976, fq. 213. Të gjitha këto shënime më poshtë janë të nënvizuara me të kuqe.

1 – Nëse nuk munda brengës t’i bëj ballë

Zjarr përsëri unë kam në shpirt të djegur.

Nëse më i vdekur jam nga çdo i gjallë,

Mirë pra, m’i gjallë jam se çdo i vdekur.

2 –  E di se këto janë koncepte dhe pikëpamje fataliste mbi jetën. Mbase një gabim. Po ky gabim lidhet me mungesën e besimit në një të ardhme. Karakteristika ime ka qenë vetmia, por kjo nuk do të thotë se kam qenë larg njerëzve. Kam qenë në frikë e në panik, edhe nga provokimet, por këtë nuk e absolutizoj, sepse kam biseduar me njerëzit. Forca e arsyes nuk më mungon t’i kuptoj fenomenet. Mundësitë në thellimin e gjërave i kam. Kam lexuar shumë libra, midis të cilëve librat e Bodlerit dhe të të tjerëve de këta kanë ndikuar tek unë.

3 – Më pas është akt-ekspertiza e Diana Çulit për dy poetët, të cilët u pushkatuan më pas.

Sot kjo vrasëse shëtit televizion më televizion.

_________

Shënim i autorit: Filmi “Bregu i ashpër”, prodhim i vitit 1988. Regjia: Drita Koçi, Skenari: Diana Çuli, Producent: Shqipëria e Re , Muzika: Thoma Simaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.