Kalimtares-Charles Baudelaire
Shurdhuese, rruga rreth meje vrundulloi:
E gjatë, imcake, në zi të thellë e dhimbje të madh’rishme,
kaloi një grua dhe me një dorë t’magjishme,
plot gjallëri fundin dredhak të rrobës shtroi.
E gjallë, fisnike, me këmbë si shtatore
Qe. Dhe unë, tendosur si në jerm, përpija,
ëmbëlsi joshëse dhe kënaqësi vrastare
nga sytë e saj, si qiell i hirtë ku mbin stuhia.
Një dritë rrufeje… pastaj prapë natë! – E shkurtër bukuri,
që me një vështrim papritur më ringjalle,
do të të takoj prapë, a veç në përjetësi?
Larg, larg prej këtej! Shumë vonë! Kurrë, vallë?
Sepse unë s’di ku shkon, as ti s’di ku jam nisur,
O ti që do të t’doja ! O ti që e ke ditur!
Solli në shqip: Ajkuna Dakli
Dehuni – Charles Baudelaire
Dehuni – Charles Baudelaire Duhet të jesh gjithnjë i dehur, kjo është çështja: Është e