Dehuni – Charles Baudelaire
Duhet të jesh gjithnjë i dehur, kjo është çështja: Është e vetmja zgjidhje për të mos ndjerë barrën e tmerrshme të Kohës që të thyen shpatullat
e të përkul përtokë, duhet të dehesh pareshtur.Me çfarë? Verë, poezi, virtyt, çfarë të duash, veç dehu!
Dhe nëse ndonjëherë në shkallët e një pallati, në barin e gjelbër të një hendeku, në vetminë e trishtë të dhomës tënde, zgjohesh dhe dehja është mpakur ose shpërndarë, pyet erën, valën, yllin, orën, çdo gjë që rrjedh, rënkon, rrotullohet, këndon, flet,
pyeti:”ç’kohë është ?”; dhe era, vala, zogu, ora do të të përgjigjen: “Është ora për t’u dehur”! Për të mos qenë skllav i martirizuar i Kohës. Dehu, dehu pareshtur! Me verë, poezi apo virtyt, sipas dëshirës.
Solli në shqip: Ajkuna Dakli
Kalimtares-Charles Baudelaire
Kalimtares-Charles Baudelaire Shurdhuese, rruga rreth meje vrundulloi: E gjatë, imcake, në zi të thellë e