Avokati i ri-Franz Kafka

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Franz Kafka

Kemi një avokat të ri, doktor Buçefalusin. Pamja e tij ka pak ngjashmëri me epokën kur ai ishte kali i Aleksandrit të Maqedonisë; po rishtari e di çfarë të mendojë. S’ka shumë që pashë një fitues gjyqi, i cili me një shikim plot admirim, shikim admirues të një ndjekësi të vrapimeve me kuaj, ndiqte avokatin që po ngjiste shkallën e mermertë të gjyqit me hap tingëllues, ngaqë i ngrinte shumë këmbët.
Gjykata në përgjithësi miraton pranimin e Buçefalusit. Duke dhënë provë të një mirëkuptimi të habitshëm, na thonë se Buçefalusi në rregullimin e sotëm shoqëror ndodhet në një pozitë të vështirë dhe qoftë për këtë, qoftë për vlerën e tij në historinë universale, meriton vlerësim të madh. Sot askush nuk mund ta mohojë se ekziston një Aleksandër i madh. Nuk mungon ai që ka praktikë për vrasje; as mungon gatishmëria që ta përshkosh mikun me ushtë tejndanë nga një cep i tryezës në tjetrin; për shumëkënd Maqedonia është tepër e vogël, mallkojnë Filipin, të jatin… e megjithatë askush, askush nuk i prin drejt Indisë. Edhe atëherë dyert e Indisë ishin të paarritshme, por rruga e tyre ishte përcaktuar nga shtampa mbretërore. Tani ato dyer gjenden në një anë tjetër, më të largët e më të lartë, nuk ka njeri të rrëfejë rrugën; shumëkush e zë shpatën, po vetëm për ta vringëlluar dhe shikimi që kërkon ta ndjekë, ngatërrohet.
Për këtë, mbase gjëja më e mirë është të zhytesh te kodet, siç ka bërë Buçefalusi. I lirë, me ijet pa këllqet e kalorësit, pranë kandilit të qetë, larg nga zhaurima e betejës aleksandrine, ai lexon dhe kthen faqet e librave të lashtë.

Përkthyer nga Gjergj Vlashi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top