Udhëzim mbi funksionimin dhe mirëmbajtjen e një zemre të thyer-Sueton Zhugri
Fërkim me lëng
buzëqeshjeje të shtirur
tre herë në ditë.
Pastrim nga pluhuri i sikleteve
të puthjeve të huaja
në mëngjes e mbrëmje.
Ndalim në mjedisin paramendor dhe ftohje të ndjeshmërisë së korridoreve shpirtërore.
Vajisje me vaj moskokëçarje të valvolave të lumenjve të kuq, (sidomos aortës hënore gjatë netëve me yje).
Hekurosje me të kuq e lëkurës së buzëve psherëtitëse.
Armatim me bajonetat blu të cinizmit
dhe kalitje e syrit të zverdhur të zvetënimit.
Katranosje e syrit magjik të derës
së kureshtjes dhe vetëpërmbajtjes.
Arratisje e përkohëshme ose e përhershme në dhomën me mbishkrimin e mëposhtëm
dhe gjysmë të gërvishur:
“Kujt i plasi zhaponeja”
Zhdramatizim dhe përbuzje e të gjithësishmes dhe të papriturës,
të quajtur dikur hyjnore.
E për ta mbyllur,
mosdëgjimi për fare i kësaj fjalie:
“Prekje e heshtur nën lëkurë”
19.9.17

Goja e humbjes-Sueton Zhugri
Goja e humbjes-Sueton Zhugri Nuk i kemi më dhëmbët në gojën e humbjes,përtypim perëndime të buta