Zakonisht në guidat turistike të qyteteve shkruhet për historinë e tyre, për kështjellat, kulinarinë, për mjegullën, liqenet, lumenjtë e detet. Por unë mendoj se në guidën turistike të qytetit të Shkodrës duhet të përfshihet edhe poezia e Rozafa Shpuzës. Sepse kjo poezi mbështillet nga të gjitha aromat dhe ngjyrat e këtij qyteti dhe ti ndjen sesi ajo të merr për dore e të shëtit nëpër rrugicat e tij.
Një poezi e arrirë dhe e sinqertë deri në kockë. Ajo i bën një shërbim të madh edhe gegnishtes, sepse është e kulluar dhe e shkruar me mjeshtëri.
Në ditët e sotme ka shumë poetë që shkruajnë gegnisht, disa prej tyre sforcohen për ta shkruar pasi nuk e kanë gjuhën e nënës, të tjerë bëjnë gabime të tmerrshme drejtshkrimore kur e teprojnë me ë-në që ky dialekt nuk e pranon dhe aq.
Gegnishtja e Rozafës duhet t’u shërbejë atyre si shembull. Por jo vetëm atyre.
Arlinda Guma
Mesditë maji-Rozafa Shpuza
Im atë luen shah n’oborr.
Me sy t’picrruem rreshton ushtarë drunit
mbi kuadratet e njeshun solemnisht si paradë maji.
Aty ku pikon truma
lugu asht birue si sy ciklopi,
e gjyshja s’pranë tue m’porositë
se trumës duhet me i qitë sipër pak ujë
sa me shpërla ndryshkun.
Im atë luen shah në oborr
në pamundësi me gjetë arsyen pse antena e radios
e lidhun për tandën me hardhi të krasituna
s’asht e zoja me kapë nji tjetër stacion,
përpos marshit solemn të paradës.
Jam veç 13,
e sandalet e reja m’i shtërngojnë gishtat
teksa marshoj mbi kuadratet bardhezi…Im atë luen shah në oborr
me shpresë se radioja ka me këndue një tjetër himn,
e unë kam me nga’ zbathët n’nji fushë pa kuadrate…