Tag archive

Përktheu Gjergj Vlashi

Letërsi/Përkthim/Tharm

Rrëmujë e përditshme-Franz Kafka

Franz Kafka Kjo është ngjarje e përditshme dhe përfundimi i saj është rrëmuja e përditshme. A-ja duhet të kryejë një punë të rëndësishme me B-në, që banon në H. Niset për bisedimin e parë në H., për të përshkuar rrugën i duhen dhjetë minuta, po aq për t’u kthyer dhe në shtëpi mburret për këtë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Shpata-Franz Kafka

Franz Kafka Bashkë me dy shokë kishim vendosur që të dielën të bënim një shëtitje, por nuk më doli gjumi fare; ora kaloi dhe kjo është kundër zakoneve të mia. Shokët, të cilët njohnin përpikmërinë time, u habitën nga vonesa. Ata erdhën para shtëpisë, pritën pak aty, pastaj ngjitën shkallët dhe trokitën në derë. Kërceva… Keep Reading

Letërsi/Tharm

A është komedi? A është tragjedi?- Tomas Bernhard

Tomas Bernhard Kisha shumë javë pa shkuar në teatër, dje desha të shkoja, por nja dy orë para shfaqjes, ndërsa merresha me punë shkencore në shtëpinë time, mendova se ishte më mirë të hiqja dorë e të mos shkoja për hir të studimeve me temë mjekësore, të cilat duhej t’i kryeja, jo për prindërit, por… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Në galeri-Franz Kafka

Franz Kafka Nëse një kalorëse e brishtë me kraharor të dobët, është e detyruar nga një drejtor me kamzhik, që të vijë rrotull, pa ndërprerje, rreth pistës, mbi një kalë që tundet para një publiku të panginjur, duke puthur njerëzit nga larg, duke tundur vithet dhe nëse kjo shfaqje e shoqëruar nga duartrokitje që herë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Avokati i ri-Franz Kafka

Franz Kafka Kemi një avokat të ri, doktor Buçefalusin. Pamja e tij ka pak ngjashmëri me epokën kur ai ishte kali i Aleksandrit të Maqedonisë; po rishtari e di çfarë të mendojë. S’ka shumë që pashë një fitues gjyqi, i cili me një shikim plot admirim, shikim admirues të një ndjekësi të vrapimeve me kuaj,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Faqja e malit-Dino Buzzati

DINO BUZZATI U nisëm sapo zbardhi, plaku Stratzinger, udhërrëfyesi alpin dhe miku ynë, im vëlla Adrianoja dhe unë, për të ngjitur faqen e malit në juglindje të Odo Muraglit, në alpet Onireke. Sipas natyrës së këtij masivi, ishte fjala për një mur vigan ku përziheshin akulli, shkëmbi, rëra, dheu, bimësia dhe ndërtimet e dorës së… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

PERCEPTIME SHUMË TË IMËTA-Robert Musil

Robert Musil Kam rënë në shtrat më shpejt se herët e tjera; me gjasë jam i ftohur e me ethe. Rri e kundroj tavanin dhe perden e kuqërremtë të derës-ballkon të dhomës sime në bujtinë: e kam të vështirë t’i shquaj. Sapo kisha kryer punë, kur t’i erdhe dhe nise të zhvisheshe. Unë rrija e… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Thirrje telefonike-Roberto Bolanjo

Roberto Bolanjo B-ja është dashuruar me X-in. Është dashuri fatkeqe. Në atë kohë B-ja ishte i gatshëm të bënte gjithçka për X-in, ashtu siç mendojnë e thonë gjithë të dashuruarit. X-i e preu dashurinë. X-i këtë e bëri me telefon. Natyrisht B-ja në fillim vuajti, po me kalimin e kohës e kapi veten. Jeta, siç… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Nokturn-Franz Kafka

Franz Kafka Isha zhytur brenda natës. Ashtu siç përkulet nganjëherë koka për të menduar, ashtu isha zhytur brenda natës. Përreth finin njerëzit. Ishte një komedi e vogël, një mashtrim i patëkeq se ata po flinin në shtëpitë e tyre, në shtretërit e fortë, nën pullazet e fortë, të shtrirë apo të tulatur mbi shtrojet e… Keep Reading

Go to Top