Franz Kafka
Isha zhytur brenda natës. Ashtu siç përkulet nganjëherë koka për të menduar, ashtu isha zhytur brenda natës. Përreth finin njerëzit. Ishte një komedi e vogël, një mashtrim i patëkeq se ata po flinin në shtëpitë e tyre, në shtretërit e fortë, nën pullazet e fortë, të shtrirë apo të tulatur mbi shtrojet e tyre, përmbi çarçafë e nën mbulesa. Në të vërtetë ata janë mbledhyr si dikur në shkretetirë, një fushëtirë e rrahur nga era; janë një numër i pakufizuar njerëzish, një ushtri e tërë, një popill nën qiellin e ftohtë, përmbi tokën e ftohtë, njerëz te cilet ishin plandosur mbi krah, me fytyren mbi tokë e merrnin frymë qetesisht… Kurse ti rri e përgjon, ti je përgjuesi, ti shquan njeriun që ndodhej më pranê nga drita e pishtarit të hedhur në këmbët e tua.. Përse përgjon ti? Duhet përgjuar thonë! Po, dikush duhet të rrijë zgjuar!
Përktheu: Gjergj Vlashi