LUTJE APO MALLKIM?-Julia Gjika
Thatësirë,
tokë, tokë pa anë,
po lënë pas vendlindjen.
Afganistan, të ikën bijtë.
I nxehtë përvëlues.
Planeti ka dhimbje.
Ata po ikin, i lanë pas të gjitha.
Në nxitim e sipër shkelin njëri-tjetrin.
Një fëmijë në duart e shpëtimtarit.
Paska lindur me këmishë!
Me fytyrë nga qielli.
Ka pushuar së qari, me zë të ngjirur
flet ca fjalë dhe s’merr përgjigje.
Po merr një udhë të gjatë
dhe është kaq i vogël,
vetëm dy vjeç, buzëqumësht.
Vonë, shumë vonë, kur të plaket një ditë,
do të kujtohet për një kthim.
Barku i avionit i gëlltiti.
Bota i sheh, bota sheh veten e vet,
atëherë kur kishte të njëjtin hall, të njëjtën histori.
Luten apo mallkojnë në gjuhën e shpirtit?
Këtë nuk e kupton ky kaos i ri.
22 Gusht, 2021
Ndonjëherë -Julia Gjika
Ndonjëherë -Julia Gjika Ndonjëherë sekonda të fundos,të hedh tre pashë nën dhe.Ngritja kërkon kurajë.Kujton kurthinkur theve