NJË FORCË MË SHTYNTE PËRPARA-JULIA GJIKA
Në dy sy të mëdhenj notoja.
Në një vështrim që më shpinte larg.
Si një kalë i hazdisur harboja,
pas ëndrrash që akoma s’i kisha parë.
Një forcë më shtynte përpara,
përkëdhelur nga ajri pa formë.
Pas vehtes mbahesha fort,
si pas krifës së kreshpëruar.
Elegancën e trokut që s’përmbahet adhuroja.
Sikur të isha nga turma e egër, pa fre, në liri të plotë, fluturoja.
Kapërceva udhë të vështira.
Pengesa duke u mbajtur fort, pas vetes sime.
Admiroja qiejt e paanë.
Malet e lartë, lëndinat e gjelbra.
Si mbi një kalë të harbuar, ardhur nga turma e egër,
që kurrë s’ndjen lodhje, që kurrë s’pranon kapistall.
Në ujëvara e oqeane shuan etjen dhe kurrë nuk mbetet në baltë.
7 Maj, 2021

LUTJE APO MALLKIM?-Julia Gjika
LUTJE APO MALLKIM?-Julia Gjika Thatësirë, tokë, tokë pa anë, po lënë pas vendlindjen. Afganistan, të