Tjetër gjë qenkësh fëmija-Yehuda Amichai

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Tjetër gjë qenkësh fëmija-Yehuda Amichai

 

Tjetër gjë qenkësh fëmija
Zgjohet një pasdite dhe menjëherë është plot fjalë,
menjëherë plot cicërima, menjëherë i ngrohtë,
dritë, errësirë menjëherë.
Një fëmijë qenka Jobi*. Bastet mbi të janë vënë ndërkaq,
por ai nuk e di. Ai e gërvisht trupin
për të luajtur. Asgjë nuk i lëndon akoma.
Po e stërvitin të jetë një Job i sjellshëm,
Të thotë “Faleminderit” kur Zoti i jep,
Të thotë “Ju lutem” kur Zoti i merr.
Një fëmijë është hakmarrje.
Një fëmijë është një raketë në gjeneratat e ardhshme.
Unë e lëshova dhe akoma dridhem.
Fëmija qenkësh tjetër gjë: në një ditë pranvere me shi,
të hedhësh një sy nga gardhi në kopshtin e Edenit,
ta puthësh në gjumë,
të dëgjosh gjurmë mbi hala të lagura pishe.
Një fëmijë të çliron nga vdekja.
Fëmijë, Kopsht, Shi, Fat.

_________

*Jobi-figurë biblike, shpesh përshkruar si njeri, i cili u vu në provë nga Zoti dhe nuk e braktisi besimin.

Solli në shqip: Ajkuna Dakli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top