Jorge Luis Borges
BIE SHI
Në ç’të djeshme, në ç’oborre të Kartagjenës,
bie gjithashtu ky shi?ASTERIONI
Viti më paguan haraçin, kopenë e njerëzve,
dhe sternën e kam plot me ujë.
Brenda meje lidhen udhët e gurta.
Për çfarë mund të ankohem?
Ndonjëherë kur bie muzgu
kokën prej demi e kam pak të rëndë.NJË POET MINOR
Pikësynimi është harresa.
Unë e kam arritur më parë.GJENEZA IV, 8
Ndodhi në shkretëtirën e parë.
Dy krahë hodhën një gur të madh.
Nuk pati klithmë. Pati gjak.
Pati për herë të parë vdekje.
S’më kujtohet më në isha Abeli apo Kaini.MIGUEL DE CERVANTES
Yj mizorë dhe yj të mbarë
kryesuan natën e zanafillës sime;
të mbarëve u detyrohem për burgun
ku ëndërrova Kishotin.ESTANCIA EL RETIRO
Koha luan shah pa gurë
në oborr. Kërcitja e një dege
gris cohën e natës. Përtej fushës
shtrihen lega të tëra gjumi e pluhuri.
Dhe ne, dy hije, kopjojmë atë që diktuan
dy hije të tjera, Herakliti dhe Gautama.I BURGOSURI
Një limë.
E para derë e rëndë prej hekuri.
Një ditë do jem i lirë.MAKBETHI
Aktet tona ndjekin udhën e tyre,
që nuk njeh mbarim.
E vrava mbretin tim që Shekspiri
të thurte tragjedinë e tij.PËRJETËSI
Gjarpri që rrethon detin dhe që është deti,
rremi i përsëritur i Jasonit, shpata e re e Sigurdit.
Në kohë humbën vetëm gjërat
që nuk i përkitën kohës.
Përktheu: Alket Çani

SHIU-Jorge Luis Borges
SHIU-Jorge Luis Borges Papritmas pasditja u përndrit pa masëNga shiu që bie me përpikëri.Bie apo ra.