Tag archive

Përktheu: Alket Çani - page 6

THURIMA-Jorge Luis Borges

THURIMA-Jorge Luis Borges   Në oborrin e dytë bie nga çezma, rregullisht, një pikë, fatale si vdekja e Cezarit. Edhe njëra edhe tjetra i përkasin thurimës që përfshin rrethin pa parim e pa qëllim, spirancën e Fenikisë, të parin ujk dhe të parin qengj, datën e vdekjes sime dhe teoremën e humbur të Fermatit. Këtë… Keep Reading

Esé

SARKAZMA DHE KREMTIMI-Michel Tournier

Michel Tournier “Nuk kam parë kurrë ndonjë gjë të shëmtuar”, ka thënë Claude Monet-ja. Këtë sy kaq vendosmërisht optimist, Monet-ja e pati njëlloj si krejt shkolla impresioniste, për të cilën bota nuk ishte tjetër veçse një tallazitje magjike ngjyrash. Kësaj estetike të hareshme, ekspresionizmi iu përgjigj që në fillim me një qëndrim vendosmërisht të kundërt, duke kërkuar… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

SHKULJA E KOKAVE-Henri Michaux

Henri Michaux Kërkonin vetëm ta kapnin nga flokët. Nuk donin t’i shkaktonin dhembje. Ia shkulën kokën me një të rënë. Me siguri s’qe lidhur fort. Përndryshe s’do shkulej aq lehtë. Sigurisht që diçka mungonte. Kur nuk është më mbi supe, koka hap telashe. Duhet t’ia japësh dikujt. Por duhet ta lash, sepse ia njollos dorën… Keep Reading

Letërsi

Thatësirë-Saint-John Perse

Thatësirë-Saint-John Perse   Kur thatësira mbi tokë të ketë nderur lëkurën e saj prej gomarice dhe të ketë çimentuar argjilën e bardhë te burimi, kripa e trëndafiltë e kriporeve do lajmërojë fundet e kuq të perandorive, dhe femra gri e zekthit, spektër me sy fosfori, do t’u hidhet si nimfomane burrave të zhveshur të plazheve…… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Mes punëve të shumta-Tadeusz Rózewicz 

Mes punëve të shumta-Tadeusz Rózewicz   Mes punëve të shumta të një urgjence të skajshme harrova që duhet edhe të vdes i pavetëdijshëm siç isha e shpërfillja këtë detyrë ose e përmbushja përciptazi qysh nesër gjithçka do ndryshojë do nis të vdes gjithë kujdes gjithë optimizëm e urtësi pa humbur kohë   Përktheu: Alket Çani Keep Reading

Esé/Filozofi

KULTURA DHE QYTETËRIMI-Michel Tournier

Michel Tournier Porsa fëmija vjen në këtë botë, rrethohet nga një mori perceptimesh, pastaj përballet me një sërë gjestesh e sjelljesh që varen nga vendi ku dhe koha kur ka lindur. Kështu fëmija mëson të hajë, të luajë, të punojë etj., siç bëhet në mjedisin e tij të lindjes, fillimisht familjar, pastaj shkollor. Por, kuptohet,… Keep Reading

Esé/Letërsi

POEZIA DHE PROZA/Michel Tournier

  Michel Tournier Mund të imagjinojmë dy dyqane ngjitur me njëri-tjetrin, dyqani i një antikuari dhe një kinkaleri. Në vitrinën e kinkalerisë janë të ekspozuara një komplet kusish prej alumini të shndritshëm me doreza bakeliti të zi. Sado të hirshme që të jenë ato enë kuzhine, është e qartë se ndodhen aty me qëllimin për… Keep Reading

A(rt)ktivizëm

LOFT STORY OSE KONFORMIZMI I POSHTËRIMIT/Ignacio Ramonet

Ignacio Ramonet Kurrë më parë, në historinë mediatike të Francës, një emision televiziv nuk kishte pasionuar, joshur, shkundur, tronditur, trazuar, nervozuar, acaruar kaq shumë vendin sesa emisioni i telerealitetit Loft Story, i transmetuar, nga 26 prilli deri më 5 korrik 2001, nga kanali televiziv M6 e që kapi, në momente të caktuara, një shifër audience… Keep Reading

A(rt)ktivizëm/Letërsi

Thënie nga Paul Valéry

Paul Valéry Nuk ka parti që të mos jetë tërbuar kundër atdheut. * * * Nuk duhet të hezitosh së bëri atë që të shkëput nga vetja gjysmën e përkrahësve dhe që trefishon dashurinë e pjesës tjetër. * * * Çdo politikë bazohet mbi indiferencën e shumicës së të interesuarve, pa të cilën nuk ka… Keep Reading

1 4 5 6 7 8 15
Go to Top