PËRGJUESIT-Yves Bonnefoy
I
Ishte një korridor në fund të kopshtit,
Ëndërroja sikur kaloja në atë korridor,
Vinte vdekja me lulet e saj plot aromë,
Ëndërroja sikur ia merrja atë buqetë të zezë.Ishte një etazher në dhomën time,
Në mbrëmje hyja,
Dhe shihja dy gra të reshkëta
Që klithnin mbi drurin e lyer me të zezë.Ishte një shkallare, dhe ëndërroja
Sikur në mes të natës ulërinte një qen
Në atë hapësirë pa asnjë qen, dhe vështroja
Një qen të bardhë e të tmerrshëm që dilte nga errësira.II
Prisja, kisha frikë dhe e përgjoja,
Ndoshta më në fund hapej një derë
(Nganjëherë në sallë kështu bënte dritë
Në mes të ditës një llambë e ndezur,
S’desha tjetër gjë veç atij bregu).Të qe vallë vdekja, ajo i ngjante
Një limani të gjerë e të zbrazët, dhe e dija
Që në sytë e saj gjakues e shkuara
Dhe e ardhmja do rrënoheshin përherë
Si rëra dhe deti mbi breg,Dhe që tek ajo megjithatë ndërtoja
Vendin e trishtë të një kënge që e mbaja
Si hijen dhe baltën me të cilat formoja
Imazhe mungese kur vinte
Uji që fshinte pikëllimin e brigjeve.
Përktheu: Alket Çani

SHALLI I KUQ-Yves Bonnefoy
SHALLI I KUQ-Yves Bonnefoy (1923-2016)I Në det të hapur një portik në qiell.Dielli, përtej. KapiteniI