SHALLI I KUQ-Yves Bonnefoy
(1923-2016)
I
Në det të hapur një portik në qiell.
Dielli, përtej. Kapiteni
I rimorkiatorit të vjetër pret një udhëtar.
Një gjallustër është hapur, dallgët janë pranë.
Dhe ç’bën ai? Ngrihet, hedh
Nga gjallustra një send, pastaj të tjera.
Atëherë: prandaj, më thotë, këtë shall,
Ma dhuroi babai, kur u nisa
Për të parin e kaq udhëtimeve të kota.
E desha, m’u duk se më tha,
E ruajta për ditën e vdekjes.
E hedh jashtë, shalli i mbështillet
Mbi dorë, dhe gufohet, pastaj shpaloset.
Një çast sipër nesh krejt qielli është i kuq.
II
Ajo anije udhëtarësh, me urat e ndriçuara,
Që nëpër natë vinte drejt e mbi barkë,
A mund ta ulte shpejtësinë, ta ndalte
Dallgëzimin që zhvendos çka ekziston,
Të pushonte muzikën e saj, lart në qiell,
Dhe të shuante shenjën e tymnajës?
Jo, ajo kalon, largohet. Barka mbetet
Duke u lëkundur në zgavrën e rrymit.
Barka? Jo, e shuaj këtë imazh
Që i shërben veç ëndrrës. Nuk ka
Figura të gdhendura në bashin e botës.
Dhe ç’do kish bërë, vallë, me ndonjë alegori
Kur kthehej në shtëpi mbrëmjeve? Tash vdekja
I kapte dorën, i thoshte ta ndiqte pas.
Përktheu: Alket Çani
NË PASQYRË-Yves Bonnefoy
NË PASQYRË-Yves Bonnefoy Përfytyro që në një dhomë është vënëNjë pasqyrë e madhe. Drita e dritareveBie