NË PASQYRË-Yves Bonnefoy

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

NË PASQYRË-Yves Bonnefoy

Përfytyro që në një dhomë është vënë
Një pasqyrë e madhe. Drita e dritareve
Bie mbi të e shumohet. Ajo që ekziston
Bëhet ajo që qetëson. Përjashta

Është sërishmi vendi zanafillor.
Kalojnë Adami dhe Eva, me duart
Që u takohen këtu, në këtë dhomë,
Ajo ka veshur një fund të gjatë me kinda.

Mora një frutë, ishte në një pasqyrë,
Imazhi s’u turbullua, dita e verës
Mezi ndjeu një fërgëllimë.

I rroka ngjyrën, shijen, formën,
Pastaj e vura jashtë. Dhe erdhi nata
Në pasqyrë, dhe dritaret rrahin.

Përktheu: Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top